Kremtohet në Tiranë 69-vjetori Pavarësisë së Izraelit, ambasada koncert festiv

Ambasada e Izraeli e kremtoi këtë ditë përmes një ceremonie, ku merrnin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, politikanë, artistë dhe më gjerë.


Nga Julia Vrapi, Gazeta Sot

Izraeli më 2 maj shënoi 69-vjetorin e pavarësisë. Ambasada e Izraeli e kremtoi këtë ditë përmes një ceremonie, ku merrnin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, politikanë, artistë dhe më gjerë. Dita e pavarësisë së Izraelit që shënohet më 2 maj, në Tiranë u festua mbrëmë përmes një koncerti festiv, ku merrnin pjesë dy artiste të njohura. Sopranoja e njohur izraelite Sivan Rotem dhe pianistja shqiptare Almira Emiri. Përmes tingujve të pianos dhe zërit të sopranos izraelite Sivan Rotem të pranishmit në këtë koncert ndoqën pjesë nga autorë të njohur izraelitë. Në fillim të koncertit në hotel “Sheraton” ambasadori i Izraelit në vendin tonë z. Boaz Rodkin solli në vëmendje rëndësinë e kësaj dite dhe sakrificën e popullit izraelit për atdheun e tyre. Në koncertin që u zhvillua mbrëmë për të pranishmit u interpretuan nga Sivan Rotem nga krijimtaria e autorëve si Naomi Shemer, Yitzik Manger, Sebastian Piana, Carlos Gardel, etj. Ndërkaq që pianistja shqiptare Almira Emiri interpretoi në piano dhe pjesë nga Sasha Agov si “Lifnot Erev”, “Hakol Zahav”, “Cacha Stam”, Naomi Shemer- Lu Yehi, Uzi Hitman-Adon Olam, etj. Për këtë ditë të shënuar disa ditë më parë në faqen zyrtare të Ambasadës së Izraelit në vendin tonë thuhej se në ditën e pavarësisë mbahet në zemër kujtimi i të rënëve në luftë. “Shteti i Izraelit dhe populli i tij shënojnë 69 vjet që nga kthimi i popullit hebre në atdheun e tyre të lashtë në vendin e Izraelit. Ne shënojmë pavarësinë tonë, duke mbajtur gjithmonë kujtimin e të rënëve në zemrat tona. Është sakrifica e tyre që mundëson ekzistencën tonë”, shkruan në faqen zyrtare Ambasada e Izraelit. Historia e hebrenjve ka qenë lidhur më Evropën, Azinë, Amerikën, ka qenë lidhur me të gjitha konfliktet që kanë sunduar Lindjen e Mesme për shekuj e shekuj me rradhë. Të shpërndarë si asnjë komb tjetër, ata mundën të ruajnë identitetin kulturor e fetar. Pavarësia e tyre kishte humbur plot 2 000 vjet dhe ajo u ripërtëri vetëm në vitin 1948, nëpërmjet një deklarate. I pari shtet që njohu Pavarësinë e Izraelit ishte SHBA.

Sopranoja izraelite

Sopranoja Sivan Rotem, e cila ishte në Tiranë për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Izraelit këndon në pesë kontinente dhe është një nga artistet më të vlerësuara. Lindur në Buenos Aires, ajo filloi studimet e saj me Prof. Valley Blutner dhe ishte violinistja e parë e “Orkestrës Simfonike të Rinisë Kibbutz”. Sivan vazhdoi studimet e saj vokale në SHBA me Prof. Ellen Faull. Bëri debutimin e saj profesional me Zubin Mehta dhe Orkestrën Filarmonike të Izraelit në Die Zauberflote dhe këndoi me të gjitha orkestrat e Izraelit dhe në opera izraelite në role të ndryshme. Debutimi i saj në opera si Violetta në “La Traviata” në Opera Seattle në SHBA drejtuar nga Gerard Schwarz, u pasua menjëherë me rolin e Suzanës në “Le Nozze di Figaro”. Ajo u shfaq si soliste me Orkestrat Simfonike të Jerusalemit, Los Anxhelos, San Diego, San Jose, Bochum, Utah, Uzbekistan, Ekuador, Montevideo, Ukrainë, Durban, Vancouver, etj. Përfaqësuese në festivale si në “Festivalin e Operës së Savonlinës” në Finlandë, Tri Kulturave të Murcia, Henley të Londrës apo dhe festivalin e Izraelit në Jeruzalem. Ka realizuar “El Amor ” një CD spanjolle për “Romeo Records “,”Symphony no. 2” dhe “L’Oiseau de La Guerre” nga Aharon Harlap për “Helicon”, si dhe dy albume të tjera, për të vijuar aktivitetin e saj dhe me veprimtari të tjera.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.