Ambasadori i Shqipërisë, Bardhyl Canaj, takim me studentë izraelitë

E pranishme edhe Kryetarja e Shoqates se Miqesise Izrael-Shqiperi, Felicita Jakoel


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, takoi një përfaqësi studentësh izraelite & organizaten “Debate for Peace” në Tel Aviv.

“Takim me perfaqesine e studenteve izraelite & organizatën Debate for Peace dhe Kryetaren e Shoqatës se Miqesise Izrael-Shqipëri, Felicita Jakoel, ne prag te vizitës se tyre ne Kosove, ne kuadrin e Konferencës “Model UN”, mbi tolerancën fetare dhe etnike”, shkruhet në adresën zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Izrael në rrjetin social Twitter.