Startupi izraelit StemRad përgatit veshjet antirezatuese për në Mars


Startupi izraelit StemRad po teston veshjen për të mbrojtur astronautët kundër rrezatimit të dëmshëm në hapësirë.

Veshjet, e quajtura AstroRad do të vishen nga astronautët e NASA-s në udhëtimin e tyre të planifikuar në Mars, sipas agjencisë amerikane të hapësirës, ​​për mesin e 2030.

StemRad ka bërë tashmë rripa mbrojtës kundër radioaktivitetit për punëtorët centraleve bërthamore Fukushima në Japoni dhe Çernobilit në Ukrainë.

StemRad është një kompani izraelito-amerikane me seli në Tel Aviv, që zhvillon, prodhon dhe shet pajisje personale mbrojtëse nga rrezatimi jonizues.

Produkti kryesor i saj është 360 Gamma Belt, i cili mbron palcën e eshtrave të legenit të përdoruesit kundër rrezatimit.

Bëj "like" dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com
Bëj “like” dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com

Ajo është e vetmja kompani që prodhon për të mbrojtur përdoruesit kundër rrezatimit gamma dhe e para që përdor mbrojtjen e rrezatimit në shënjestër.

Në korrik të vitit 2015 u njoftua një partneritet midis StemRad dhe grupit amerikan Lockheed Martin për të zhvilluar pajisje personale mbrojtëse për astronautët.

StemRad u themelua në dhjetor 2011 nga Oren Milstein dhe Daniel Levitt.

Ideja për kompaninë u frymëzua nga katastrofa së Çernobilit, në të cilën shumë zjarrfikësit dhe inxhinierë të cilët mbërritën për herë të parë në vendndodhje vdiqën nga doza të larta të rrezatimit gama pas një sindromi akut rrezatimi, i njohur edhe si sëmundja e rrezatimit.

Pas katastrofës bërthamore në Fukushima në mars të vitit 2011, dy themeluesit filluan një bashkëpunim me fituesit e çmimit Nobel Nobel Roger D. Kornberg, Aaron Ciechanover si edhe me Michael Levitt, i cili mori çmimin Nobel më pas, të motivuar nga ideja e “shpëtimit të atyre që na shpëtojnë”.

Më pas, Profesor Richard Champlin i qendrës mjekësore “MD Anderson”, i cili trajtoi plagët e para të rrezatimit në Çernobil, u përfshi gjithashtu në këtë përpjekje.

Në fund të vitit 2011, ekipi siguroi financime nga fondi Wanaka Capital dhe investitorë privatë dhe themeloi kompaninë në Tel Aviv./Izraeli Sot/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.