OurCrowd hap zyrë edhe në Londër, synon të menaxhojë 1 miliard dollarë në 2018


OurCrowd, platforma e kapitaleve “crowdfunding” hapi një zyre të re në Mbretërinë e Bashkuar që ndodhet në Mayfair, Londër.

Britania është vendi i 10-të për gjigantin izraelit OurCrowd, i cili u themelua në Jerusalem dhe gjithashtu ka zyra në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Singapor.

Zyra e re do të kryesohet nga drejtori i ri i marrëdhënieve të investitorëve Lina White, e cili më parë ka punuar në firmën e financave shumëkombëshe Goldman Sachs.

White do të menaxhojë aktivitetet e OurCrowd, duke përfshirë komunitetin në rritje të investitorëve britanikë, shkruan portali izraelit, NoCamels.com.

OurCrowd pret të shtojë mijëra investitorë të rinj në Mbretërinë e Bashkuar dhe të ndihmojë startupet izraelite të hyjnë në tregun e Britanisë së Madhe.

E themeluar në vitin 2013 nga Jon Medved, OurCrowd aktualisht ka gati 25,000 investitorë të akredituar nga mbi 112 vende. Platforma ka thithur mbi 650 milionë dollarë dhe ka investuar në 145 portofole kompanish dhe fonde.

Kompania parashikon se do të kapërcejë 1 miliard dollarë në asetet nën menaxhim, të ngritura përmes “crowdfunding” nga investitorët, e njohur ndryshe si praktika e financimit të një projekti apo sipërmarrjeje, duke hedhur shuma të vogla parash nga një numër i madh njerëzish, zakonisht nëpërmjet internetit.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.