Tani Israel Aerospace zhvillon edhe avionin elektrik


Zhvilluesi i hapësirës ajrore dhe teknologjive të mbrojtjes, developer Israel Aerospace Industries Ltd. (IAI) po zhvillon një aeroplan të ri elektrik për distanca të shkurtra.

Lajmi u bë i ditur nga nga  ana e zëvendëspresidentit të kompamnisë, Moseh Medina për portalin ekonomik izraelit, Calcalistech.com.

IAI po investon qindra miliona dollarë në projekt, tha z. Medina.

Modeli i parë do të mbajë deri në dhjetë pasagjerë, arrin lartësinë e fluturimit prej 3000-6000 metra dhe një distancë prej 320 kilometrash, afërsisht sa distanca mes Londrës dhe Parisit, tha z. Medina.

Avioni do të pajiset me motorë që punojnë me bateri me që mund të karikohen për 30 minuta.

Karburanti zë edhe pjesën më të madhe të kostos së fluturimit, kështu që alternativa me bateri vlerësohet si një opsion i së ardhmes.

E themeluar në vitin 1953 dhe në pronësi të qeverisë izraelite, IAI është kompania më e madhe e hapësirës ajrore dhe mbrojtëse të Izraelit.

Kompania zhvillon dhe prodhon sisteme të përparuara për ajrin, hapësirën, detin, tokën, sigurinë në internet, etj.

IAI zhvillon produkte të tilla si satelitët, avionët, raketat, sistemet e armëve dhe sistemet pa pilot dhe sistemet robotik për klientët qeveritarë dhe komercialë në mbarë botën.

Aeroplani i ri IAI nuk do të jetë autonom, por sipas zotit Medina do të ketë disa funksione të automatizuara dhe do të jetë më i thjeshtë dhe më intuitiv për të fluturuar se sa një avion tipik i pasagjerëve.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.