70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1953

Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte


Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte, duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.

VITI 1953

“The Israel Prize” (Çmimi i Izraelit), nderi më i lartë kulturor i shtetit, jepet për herë të parë. Të nëntë përfituesit përfaqësojnë fushat e studimeve hebraike, letërsisë, arsimit, shkencës sociale, shkencës mjekësore, arteve të bukura, shkencave të sakta dhe shkencave të jetës.

Çmimi jepet çdo vit në Ditën e Pavarësisë së Izraelit, në një ceremoni shtetërore në Jeruzalem, në prani të Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit i Knesset (Parlamenti i Izraelit) dhe Kryetarit të Gjykatës Supreme. Çmimi u krijua më 1953 me iniciativën e Ministrit të Arsimit, Ben-Zion Dinor, i cili vetë e ka fituar atë në vitin 1958 dhe 1973.

Fituesit e parë janë: Gedaliah Alon (Studime hebraike); Haim Hazaz (Letërsi); Ya’akov Cohen (Letërsi); Dina Feitelson-Schur (Edukim); Mark Dvorzhetski (Shkencat sociale): Lipman Heilprin (Mjekësi), Zeev Ben-Zvi (Skulpturë); Shimshon Amitsur (Shkencat Ekzakte) dhe Jacob Levitzki (Shkencat ekzakte).

 

LEXO EDHE

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.