Ariel-Peleshi, takim i suksesshëm i ministrave të Bujqësisë në Izrael

Bisedimet mes dy ministrave u konkluduan me nenshkrimin se shpejti te nje Memorandumi Mirekuptimi


Ministri i Bujqesise Niko Peleshi dhe delegacioni qe e shoqeronte perfundoi me sukses viziten zyrtare ne Izrael, me ftese te Ministrit te Bujqesise se Izraelit Uri Ariel.

“Me ministrin izraelit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Uri Ariel. Bashkëpunim i vyer mes dy vendeve në fushën e bujqësisë e sidomos në teknologjinë e avancuar të serave ku Izraeli është një model”, shkruan ne faqen e tij ne Facebook minisitri shqiptar i Bujqesise, Niko Peleshi.

Bisedimet mes dy ministrave u konkluduan me nenshkrimin se shpejti te nje Memorandumi Mirekuptimi qe perfshin asitencen, ndertimin e programeve te perbashketa ne sektorin e sigurise ushqimore, ate veterinar, trajnimet e specialisteve shqiptare ne Izrael dhe ne fushen e menaxhimit te ujrave.

I pranishem ishte edhe ambasadori i Shqiperise ne Izrael, Bardhyl Canaj.

Gjithashtu, Ministri Peleshi mori pjese ne Panarin Boteror te Bujqesise, “Agritech 2018”, gjate te cilit u takua edhe me drejtuesit e kompanive izraelite qe operojne ne tregun shqiptar.

“Agritech në Izrael, panairi ku bujqësia takon inovacionin. Kemi nevojë për shpejtësinë që na jep teknologjia dhe inovacioni per të fituar kohën e humbur në bujqësi”, shton Peleshi.

Peleshi u takua edhe me shefin e departamentit te Ballkanit ne Ministrine e Jashtme te Izraelit, Yossy Levy dhe ambasadorin e Maqedonise, Dan Oryan.