Abramoviçit i duhet lejë pune në Britani, edhe nëse hyn si izraelit

Pronari i Chelsea mund të vizitojë Britaninë deri në gjashtë muaj në vit, por do të duhet të aplikojë për një leje pune nëse dëshiron të bëjë biznes atje


Miliarderi ruso-hebre, Roman Abramoviç, i cili emigroi në Izrael këtë javë, nuk do të lejohet të punojë në Britani të Madhe nëse ai hyn në vend me pasaportën e tij izraelite pa një vizë të vlefshme pune – ashtu si çdo izraelit tjetër – tha një zëdhënës i qeverisë britanike .

“Ata me pasaporta izraelite janë shtetas që nuk u kërkohet viza, që do të thotë se ata nuk kanë nevojë për vizë për të ardhur në Britaninë e Madhe si vizitorë për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh”,  sipas gazetës “The Guardian”. “Izraelitëve u kërkohet të marrin një vizë nëse duan të jetojnë, punojnë ose studiojnë në Britani të Madhe”, shkruan “Times of Israel”.

Abramoviç, 51 vjeç, mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar “Ben Gurion” të hënën dhe mori një kartë identiteti izraelit nën Ligjin e Kthim (Law of Return), i cili u lejon hebrenjve të bëhen qytetarë të Izraelit.

Abramoviç, i cili zotëron klubin e futbollit të Londrës, Chelsea, dhe ka një pasuri me vlerë 12.5 miliardë dollarë sipas shtypit britanik, menjëherë u bë personi më i pasur në Izrael.

Zhvendosja në Izrael vjen pas skadimit të vizës së Abramoviçit për Mbretërinë e Bashkuar, një vizë e dhënë para se të hynin në fuqi rregulla rigoroze në prill të vitit 2015, të cilat mund t’i kërkonin atij të shpjegonte burimin e pasurisë së tij tek autoritetet britanike para se të merrte një leje të re.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.