Ish-ambasadori David Cohen, thirrje izraelitëve: Vizitoni Shqipërinë!

Diplomati izraelit ka shërbyer për gjashtë vjet si ambasadori i shtetit të tij në Tiranë


Ish-ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, është shndërruar në një nga promovuesit më të mëdhenj të turizmit izraelit në Shqipëri.

Në një status të gjatë të tij të postuar në faqen personale të tij në Facebook dhe të shoqëruar me foto, ai inkurajon bashkëkombasit e tij të vizitojnë Shqipërinë, ku jo vetëm ka bukuri magjike, por edhe njerëzit janë shumë miqësorë përkundrejt Shtetit të Izraelit dhe hebrenjve.

“Dëshiroj të rekomandoj dhe të përfitoj nga fillimi i fluturimeve të drejtpërdrejta në Shqipëri. Për atë që nuk e di, unë kam shërbyer për gati gjashtë vjet si ambasador i Izraelit në Shqipëri deri në vitin 2015 dhe tani më në fund mund t’ju inkurajoj që të udhëtoni në këtë vend magjik me banorë që janë shumë miqësore të Izraelit dhe popullit hebre”, shkruan ish-ambasadori Cohen, i cili ka qenë në Shqipëri në vitet 2009-2015.

“Gjatë ditëve të ardhshme unë do të jap më shumë detaje dhe do të publikoj më shumë foto të cilat i bëra kur unë isha në Shqipëri. Jo si një agjent udhëtimesh, por nga dëshira e mirë për të parë më afër lidhjet me Shqipërinë në fushën e turizmit (edhe me Bullgarinë), por më e rëndësishmja që në një farë mase ende nuk është aq joshës sa fqinjët Mali i Zi dhe të tjerët, dhe këtu qëndron edhe avantazhi që u jep juve kënaqësi dhe joshje”, thekson ish-diplomati i lartë izraelit, ambasadori i parë rezident në Shipëri, dhe që ka dhënë një kontribut të çmuar në fuqizimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Izraelit.

“Ju lutem shpërndaheni këtë postim me të gjithë miqtë tuaj dhe kërkoni nga ata që të vazhdojnë të ndajnë miqtë e tyre. David Cohen, ish ambasador në Bullgari, Kili, El Salvador, Shqipëri dhe Ballkan”, përfundon mesazhin e tij ish-ambasadori Cohen.

Në shkurt 2015, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani vlerësoi Ambasadorin e Shtetit të Izraelit në Tiranë, David Cohen me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” për veprimtarinë dhe kontributin e rëndësishëm diplomatik në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit, veçanërisht të marrëdhënieve politike, ekonomike, tregtare dhe kulturore, si dhe për ndihmesën e vyer në ripërtëritjen e lidhjeve historike mes popullit shqiptar dhe atij hebre.

 

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.