Izrael, Shqipëria në Konferencën e Grupeve Parlamentare të Miqësisë

Marrin pjesë 33 Kryetarë të Grupeve Parlamentare të Miqësisë nga vendet të ndryshme. Shqipëria përfaqësohet me deputetët Blerina Gjylameti dhe Milva Ikonomi


Shqipëria mori pjesë në Izrael në Konferencën e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare të Miqësisë, e cila u zhvillua në Jerusalem nën kujdesin e Kryetarit të Knesset, Yuli Edelstein, në datat 9-12 korrik 2018, me rastin e 70-vjetorit të krijimi të shtetit të Izraelit.

Sipas Ambasadës shqiptare në Izrael, në ketë Konference marrin pjesë 33 Kryetarëe të Grupeve Parlamentare të Miqësisë nga vendet të ndryshme të botës dhe përfaqësues nga 36 vende.

Shqipëria u përfaqësua nga Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti dhe deputetja Milva Ikonomi. Ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj.

Në Konferencë po diskutohet për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, rolin e Grupeve Parlamentare te Miqësisë për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe, diplomacisë parlamentare dhe ekonomike, luftës kundër terrorizmit dhe qasjeve antisemite.

Konferenca ishte e organizuar nga Parlamenti Izraelit, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Jerusalemit dhe Trashëgimisë.

 

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti dhe Kryetari i Knesset, Yuli Edelstein
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti , ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj dhe deputetja Milva Ikonomi