Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban viziton Izraelin

Përveç Kryeministrit Benjanim Netanyahu ai do të pritet edhe nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, mbërrin sot në Izrael për një vizitë zyrtare dyditore, njëherësh edhe vizita e tij e para në shtetin hebre.

Kjo vizitë vjen pas asaj të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Budapest një vit më parë.

Foto nga vizita e Netanyahut në Hungari, më 18 korrik 2017

Orban shoqërohet nga ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Përveç Kryeministrit Benjanim Netanyahu, Orban do të pritet edhe nga Presidenti i Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin.

Ai do të vizitojë gjithashtu Muzeun e Holokaustit, Yad Vashem si dhe Murin e Lotëve në Jerusalem, ditën e premte përpara se të rikthehet në Hungari.