Vrasja e ekspertit Aziz Azbar, Siria akuzon Mossadin

Kreu i Qendrës së Kërkimeve Shkencore ku prodhoheshin armë kimike u vra në pas shpërthimit me bombë të makinës së tij


Agjencia izraelite e inteligjencës, Mossad, u akuzua nga një gazetë siriane pro-regjimit të Bashar al-Asadit, se ishte prapa vrasjes së një drejtori të lartë kërkimor në një objekt ushtarak me lidhje të raportuara me zhvillimin e armëve kimike.

Aziz Azbar, kreu i Qendrës së Kërkimeve Shkencore dhe Studimeve në Masyaf, i njohur edhe me akronimin e saj në frëngjisht si ‘CERS’, u vra në pas shpërthimit të makinës së tij së bashku me shoferin e tij të shtunën në mbrëmje, njoftoi gazeta siriane Al-Watan po të shtunën në mbrëmje.

Gazeta siriane pretendon se agjencia kombëtare e inteligjencës izraelite, Mossad, ishte dyshuar për kryerjen e sulmit. Zyrtarët izraelitë refuzuan të komentojnë për akuzat.

Viktima ishte i njohur për lidhje të ngushta me presidentin sirian Bashar al-Assad, si dhe me regjimin iranian dhe sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, e cila monitoron luftën në Siri përmes kontakteve lokale, tha se njësia merrej me zhvillimin e armëve kimike.

Gjatë një dalje për të minimizuar përfshirjen e dyshuar të Izraelit, ministri i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, i tha “Hadashot News”: “Çdo ditë në Lindjen e Mesme ka qindra shpërthime. Çdo herë që ata përpiqen të vënë fajin mbi ne. Pra, ne nuk do ta marrim këtë shumë seriozisht.”

“Hadashot News” tha se bomba ishte vendosur në kokën e sediljes së tij të makinës. E njëjta metodë u përdor për të vrarë shefin e terrorizmit Hezbollah, Imad Mughniyeh, i cili thuhet se u vra në një operacion të përbashkët të SHBA dhe Izraelit në 2008.

Izraeli është fajësuar për vrasjen e disa shkencëtarëve gjatë viteve të fundit, duke përfshirë dy inxhinierë të Hamasit gjatë 18 muajve të fundit.

Një shkencëtar raketash i Hamasit u qëllua për vdekje nga persona të armatosur në Malajzi në prill dhe një inxhinier droni u vra në Tunizi në dhjetor 2016. Hamasi fajësoi Mossadin për të dyja vdekjet.

Ndërkohë, një grup i njohur për sulmet e mëparshme që synonin zyrtarët brenda territorit të qeverisë – Abu Amara Brigades – morën përgjegjësinë për operacionin.

CERS ka qenë objektivi i dy sulmeve ajrore të mëparshme që i atribuohen Izraelit, një në fund të prillit që vrau një numër iranianësh dhe një tjetër në korrik.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.