Popullsia e Izraelit shkon 8.9 milionë banorë

Që nga Viti i Ri i fundit, shtator 2017, popullsia u rrit me 1.9 për qind, ose 162.000 vetë


Popullsia e Izraelit në prag të Vitit të Ri hebraik 2019, apo Rosh Hashanah (10 shtator 2018), arriti në 8.9 milionë banorë, njoftoi të martën Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit.

Ajo parashikoi se popullsia do të arrijë në 10 milionë deri në 2024, 15 milionë deri në 2048 dhe 20 milionë deri në vitin 2065. Të dhënat përfshijnë kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor.

Popullsia hebraike është 6.6. milionë banorë, ose 74 për qind të totalit. Popullsia arabe është 1.9 milionë, ose 21 për qind e totalit, shkruan gazeta izraelite “Haaretz”.

Pjesa e mbetur prej pesë përqindësh përbëhet nga të krishterët jo-arabë; anëtarë të besimeve të ndryshme nga judaizmi, islami dhe krishterimi; dhe njerëzit pa fe të listuar në regjistrat e Ministrisë së Brendshme.

Totali i popullsisë përfshin qytetarët izraelitë dhe banorët e përhershëm. Ka gjithashtu 166,000 të huaj që jetojnë në Izrael, të cilët nuk janë të përfshirë në total.

Që nga Rosh Hashanah i fundit, popullsia u rrit me 1.9 përq ind, ose 162.000 njerëz, e cila është e ngjashme me normën në vitet e kaluara.

Pjesa më e madhe e kësaj ishte për shkak të rritjes natyrore – 175.000 njerëz kanë lindur dhe 43.000 kanë vdekur. Emigracioni drejt Izraelit llogaritet me 29,000 njerëz.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.