Amir Yaron, Guvernatori i ardhshëm i Bankës së Izraelit

Profesori i bankave dhe financave është rekomanduar nga Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i financave, Moshe Kahlon

Kryeministri Benjamin Netanjahu dhe Ministri i Financave Moshe Kahlon pritet të njoftojnë së shpejti rekomandimin që Prof. Amir Yaron të jetë kandidati i tyre i preferuar për të qenë Guvernatori i ardhshëm i Bankës së Izraelit.

Yaron është profesor i bankave dhe financave në Wharton School të Universitetit të Pensilvanisë, shkruan portali ekonomik izraelit “Globes”.

Ai specializohet në çmimet e aseteve, në makrofinancimin dhe në ekonometrinë e kohës.

Ai ka Ph.D. nga Universiteti i Çikagos dhe B.A. dhe diploma M.A. në Ekonomi nga Universiteti i Tel Avivit.

Guvernatorja aktuale, Dr. Karnit Flug përfundon mandatin e saj pesë vjeçar muajin e ardhshëm.

/Izraeli Sot/