100-vjetori, Netanyahu: Jam krenar që përfaqësoj Izraelin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte midis 70 liderëve nga e gjithë bota në kryeqytetin francez


“Jam krenar të përfaqësoj Izraelin në ngjarjen që përkujton 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në radhët e para me udhëheqësit botërorë. Ky është një moment i krenarisë së jashtëzakonshme për vendin tonë!”, kështu shkruan kryeministri Netanyahu në faqen e tij në Facebook, ku ka postuar edhe videomontazh nga takimet e tij.

Udhëheqësit botërorë u mblodhën në Paris, në përkujtimet që shënojnë  100-vjetorin që nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore, në një kohë kur bota njeh rritje të nacionalizmit dhe tensioneve diplomatike.

Rreth 70 liderë, duke përfshirë presidentët e SHBA-ve dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, po marrin pjesë në njëqind vjetorin e armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez.

Të pranishëm janë edhe presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi.

Gjatë ceremonisë, kryeministri izraelit dhe bashkëshortja e tij, Sara Netanyahu, patën shumë takime me liderë të ndryshëm botërorë, përfshirë dhe Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.