Canaj takon Leibovich: Intensifikim marrëdhëniesh Shqipëri-Izrael-AJC

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael pati një takim me drejtoren e Komitetit Amerikano-Hebraik


Lidhjet e Izraelit me Shqipërinë po bëhen gjithmonë e më të ngushta.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, pati një takim me drejtoren e Komitetit Amerikano-Hebraik (AJC), dega Izrael, zonjën Avital Leibovich, e cila pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë dhe Kosovën.

“Shkëmbim pikëpamjesh me Avital Leibovich, Drejtore e Komitetit Amerikano-Hebraik, pas vizitës së saj në Kosovë dhe Shqipëri. Ndarje e opinioneve mbi rolin e Shqipërisë në promovimin e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe Përforcimi i lidhjeve mes Shqipërisë-Izraelit dhe AJC përmes intensifikimit të marrëdhënieve”, shkruan ambasadori Canaj në një postim të tij në Facebook dhe Twitter.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Znj.Leibovich u prit nga Kryetari i Parlamentit Shqiptar, Gramoz Ruçi si dhe dha një intervistë për emisionin “Diplomaticus” në News24.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.