Ish-shefi i Mosadit bashkohet me firmën më të famshme private spiune Black Cube

Black Cube është përshkruar si një “krah pothuajse i privatizuar” i Mossadit


Ish-kreu i Mossad, Efraim Halevy, është bashkuar me kompaninë e e famshme private të inteligjencës izraelite, Black Cube, ku ai do të shërbejë si këshilltar i drejtorëve, kryesimin e komisionit për të shqyrtuar klientët potencialë dhe do të veprojë si këshilltar i lartë për çështjet operacionale dhe të inteligjencës.

Faqja e internetit e kompanisë tregon Halevy si një anëtar i bordit të tij këshillues. Një burim i tha gazetës izraelite “Yedioth Ahronoth”  se ai mund të zgjidhej president i kompanisë në të ardhmen.

Ish-kryespiuni i nëntë i Mossad,  kaloi pothuajse 40 vjet duke punuar për agjencinë e inteligjencës izraelite.

Ai ishte një kritik i ashpër ndaj kundërshtimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit, disa aspekte të së cilës, siç pohonte ai, mund të ishin të mira për shtetin hebre.

Black Cube, i cili është përshkruar si një “krah pothuajse i privatizuar” i Mossadit, është raportuar më parë këtë vit që ka synuar zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë për të mbledhur informacion kompromentues që mund të përdoret në vendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për të dalë nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me me Iranin e vitit 2015, i cila u negociua nën paraardhësin e tij Barak Obama.

Në Black Cube punojnë disa nga ish-emrat më të famshëm të Mossadit, si ish-shefi Meir Dagan, ish-shefi i policisë, Yohanan Danino dhe ish-shefi i Këshillit të sigurisë kombëtare, gjenerali Giora Eiland.

Black Cube është themeluar nga Dan Zorla dhe Dr.Avi Yanus në vitin 2011. Ai është bërë një nga shërbimet inteligjente private nga më të famshmet në botë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.