Ndërron jetë murgesha 110-vjeçare, ndihmoi hebrenjtë nga nazistët

Ka ndërruar jetë në moshën 110 vjeçare murgesha Cecylia Roszak. Ajo njihet si murgesha e cila ndihmoi në fshehjen e fëmijëve hebrenj nga nazistët.

Cecylia Maria Roszak vdiq të premten në manastirin dominikan në qytetin e Krakov, Poloni, ku ka jetuar për 90 vite.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Roszak, ndihmoi në strehimin e hebrenjve në kryeqytetin lituanez Vilnius, pasi kishte udhëtuar atje bashkë me Motrat e tjera.

Ajo fshehu dy fëmijë hebrenj, prindërit e të cilëve u vranë gjatë Holokaustit.

Sipas raportimeve, ato ndihmuan dhjetra persona të tjerë që të shpëtonin nga nazistët.

Në vitin 2009, murgesha u nderua me titullin ‘Righteous Among the Nations’ për përpjekjet e saj gjatë luftës.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

INTERVISTA

Avital Leibovich: Izraelitët ndihen të mirëpritur në Shqipëri

Kryetarja e Komitetit Amerikano-Hebraik, intervistë për “Diplomaticus” në televizionin informativ shqiptar, News24.

SPYZONE

Tri kompani izraelite renditen midis 100 shitësve më të mëdhenj të armëve

Elbit Systems Ltd, shiti 3.2 miliardë dollarë armë në vitin 2017, duke u renditur e 28-ta në listë.