Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj


Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë.

“Sot festuam Festën e Pavarësisë. Për shumë vjet e gëzuar!”, shkruan në faqen e saj në Facebook, Felicita Jakoel, kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri.

Me duart që formojnë shqiponjën dhe flamurin kuqezi, edhe pse janë larguar nga Shqipëria në fillim të viteve 1990, ata nuk i shkëpusin kurrsesi lidhjet me atdheun e tyre të dytë.

Aktiviteti organizohej në bashkëpunim me ambasadën e Shqipërisë në Izrael. I pranishëm ishte ambasadori Bardhul Canaj dhe Konsujt e Nderit të Shqipërisë në Izrael.

Presidentja e Komunitetit Shqiptaro-Hebre , Felicita Yakoel çeli ceremoninë e hapjes duke theksuar marrëdhëniet tejet pozitive ndërmjet dy vendeve dhe impaktin e komunitetit në shtetin e Izraelit.
Më tej, Ambasadori Bardhyl Canaj përshëndeti të ftuarit si dhe vlerësoi rolin e veçantë që ata kanë luajtur në intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, në fushën e biznesit, Artit dhe Kulturës për të forcuar më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve tona mike që i bashkojnë vlerat e mirënjohjes për kontributin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjate Luftës II Botërore.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe drejtuesja e Komunitetit Amerikan Hebraik për Izraelin, Avital Leiboviç, e cila së fundi vizitoi Shqipërinë dhe Kosovën; zëvendëspresidenti i Fondacionit Raoul Walleneberg, Danny Rainer.

“Bashkë me Komunitetin Shqiptar??-Hebre ?? si dhe me pjesëmarrjen e Drejtueses së AJC/Jerusalem @AvitalLeibovich, Zv/Presidentit të @RaoulWallenberg Foundation Danny Rainer, Producentes Yael Kaci, kremtojme Festën Kombetare të #Albania.”, shkruan në Twitter, ambasada shqiptare në Izrael, që ka publikuar disa foto.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.