Gëzuar Festën e Hanukah, Festivalin e Dritave të Hebrenjve!

Nis në mbrëmjen e së dielës së 2 dhjetorit dhe përfundon në mbrëmjen e së hënës, më 10 dhjetor.


Sot në Izrael dhe kudo ku jetojnë hebrenjtë nis festa e Hanukah, Festivalit të Dritave. Këtë vit ajo nis në mbrëmjen e së dielës së 2 dhjetorit 2018 dhe përfundon në mbrëmjen e së hënës, më 10 dhjetor. Sipas kalendarit Hebraik, ajo fillon ditën e 25-të të muajit Kislev. (Në foton kryesore, ish-ambasadori i Izraelit në Shqipëri, David Cohen, duke ndezur qiririn në Presidencë,së bashku me Rabinin Yoel Kaplan dhe ish-presidentin Bujar Nishani).

Çfarë është festa e Hanukah?

Hanukah, apo siç njihet ndryshe “Festa e Dritave” (ose “Festivali i Dritave), zgjat për tetë ditë e netë.

Sa qirinj ndizen në Hanukah?

Një Shandan (Hanukia) unik me 9 krahë për qirinj, përdoret për këtë festë. Ndezja e qirinjve është akti kryesor gjatë Hanukasë. Qiriu i mesit shërben si qiri ndezës për të tjerët dhe qiriu i parë në të djathtë është qiriu që ndizet në ditën e parë dhe çdo ditë shtojmë nga një qiri të ndezur.

Në këtë mënyrë në ditën e tetë do të kemi të nëntë qirinjtë e ndezur që simbolizojnë djegien e lëndës djegëse pas fitores së Makabenjve.

Çfarë simbolizon Hanukah?

Hanukah është një festë që simbolizon fitoren e Makabenjve mbi ushtrinë greke-siriane të udhëhequr nga Antioku, si dedikim ndaj Tempullit të Dytë që u përdhos gjatë pushtimit greko– sirian.

Mrekullia e Hanukasë konsiston në faktin se dritat e Hanukias u dogjën për 8 ditë rresht pavarësisht sasisë së vogël të lëndës djegëse që mjaftonte vetëm për një ditë.

Çfarë hamë për Hanukah?

Hanukah është një festë e gëzueshme sidomos për fëmijët. Ushqimi tradicional për këtë festë është ushqimi i skuqur ne vaj sidomos petullat që mbushen me reçel dhe quhen “Sufganjot”.

Të gjithë anëtarët e familjes luajnë me lojën Sevivon dhe rituali i vjetër ku u jepej fëmijëve lekë xhepi është konvertuar në dhënien e dhuratave gjatë kësaj periudhe festive.

Festimet në Shqipëri dhe Kosovë

Festa e Hanukah është organizuar rregullisht vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë.

Dy presidentët e fundit të Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Ilir Meta, kanë organizuar pritje zyrtare për të nderuar festën e Hanukasë në Presidencë, ku kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorët e radhës të Izrelit në Shqipëri, David Cohen dhe Boaz Rodkin, diplomatë dhe politikanë të ndryshëm.

FOTO NGA FESTIMET

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.