Majlinda Kelmendi triumfon në Izrael, fiton medaljen e artë për 35 sekonda

Kampionia olimpike ka mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen në kategorinë deri në 52 kilogramë


Majlinda Kelmendi e ka nisur vitin 2019 në mënyrë fantastike. Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Tel Avivit, eveniment që ka nisur sot.

Kampionia olimpike ka mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen në kategorinë deri në 52 kilogramë për vetëm 35 sekonda.

Gili Cohen

Fillimisht pejania mposhti në raundin e dytë xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani, ndërsa pas saj në çerekfinale fitoi ndaj Fabienne Kocher nga Zvicra.

Në gjysmëfinale, Kelmendi pati garën më të fortë ndaj rumunes Andreea Chitu, të cilën e mposhti pas shtesës.

Tashmë 27-vjeçarja është kthyer në stërvitje të plotë dhe po i afrohet edhe më tepër mbrojtjes së titullit në Tokio 2020.

Trajneri Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.