Izraeli, i 5-ti në Botë për inovacionet

Renditja është hartuar nga “Bloomberg”. Në vend të parë është Koreja e Jugut. SHBA-të, e 8-ta.


Izraeli renditet në vendin e pestë në botë indeksin e inovacionit për vitin 2019, përpara SHBA-ve (vendi i tetë), Singaporit (vendi i gjashtë) dhe Japonisë (vendi i nëntë).

Renditja është hartuar nga “Bloomberg”. Indeksi vjetor po publikohet për herë të shtatë.

Izraeli u vlerësua si vendi i 10-të vitin e kaluar, me regjistrimin më të mirë të patentave, duke qenë përgjegjës për një pjesë të madhe të përmirësimit në renditje, shkruan izraelitja “Globes”.

“Bloomberg” vendosi Korenë e Jugut në vendin e parë në indeks për herë të gjashtë, për shkak të investimeve të reja në teknologjitë kyçe dhe një plani rregullator për inkurajimin e fillimit.

Gjermania përparoi në vendin e dytë për shkak të investimeve në prodhim dhe kërkime nga shumë prej gjigantëve të saj industrialë, si Volkswagen, Daimler dhe Bosch.

Vendet e treta dhe të katërt janë marrë nga Finlanda dhe Zvicra, respektivisht.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, u vlerësua vetëm në vendin e 16-të. Megjithëse “Bloomberg” e vlerësoi Kinën në vendin e dytë për patentat e regjistruara, për shkak të kompanive si Huaëei dhe BOE, të cilat investojnë në kërkimin dhe zhvillimin, Kina ndjek shumë prapa në produktivitetin e përgjithshëm.

Indeksi është hartuar përmes një ekzaminimi të fushave të tilla si shpenzimet për “R&D” (Kërkim & Zhvillim), aftësitë e prodhimit dhe kompanitë publike të teknologjisë së lartë.

“Bloomberg” shqyrtoi 200 shtete, secili prej të cilëve mori një vlerësim ndërmjet 0 dhe 100 në shtatë kategori me peshë të barabartë. Vetëm 95 vende shfaqen në listën përfundimtare, sepse vendet që nuk kanë dorëzuar të dhëna për të paktën gjashtë kategori janë hequr nga lista.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.