Izraeli, kontratë 93 mln dollarë me Indinë për shitje raketash

Izraeli është furnizuesi i tretë më i madh i armëve në Indi. Midis 2013 dhe 2017, India përbën 49% të eksportit të armëve të Izraelit,


Prodhuesi ushtarak në pronësi të qeverisë izraelite, Israel Aerospace Industries Ltd. (IAI) ka nënshkruar një marrëveshje prej 93 milionë dollarë, për të furnizuar Indinë me sistemet detare të raketave me reze të mesme tokë-ajër (MRSAM).

Kontratat u lidhën me kompaninë shtetërore të Marinës Indiane dhe kompaninë shtetërore Cochin Shipyard Ltd, shkruan “Calcalist”.

Në tetorin e kaluar, IAI nënshkroi një kontratë prej 777 milionë dollarë me kompaninë shtetërore indiane Bharat Electronics Limited (BEL) për ta furnizuar atë me raketa të mbrojtjes me reze të gjatë tokë-ajër dhe sisteme të mbrojtjes nga raketat.


LEXO EDHE


Deri më sot, MRSAM ka arritur më shumë se 6 miliard dollarë në shitje, sipas deklaratave të IAI.

Izraeli është furnizuesi i tretë më i madh i armëve në Indi, sipas një raporti të transferimit të armëve të vitit 2017 nga Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI).

Midis 2013 dhe 2017, India përbën 49% të eksportit të armëve të Izraelit, tregonte raporti.

E themeluar në vitin 1953, IAI është kompania më e madhe e hapësirës ajrore dhe mbrojtëse të Izraelit. Kompania zhvillon, prodhon dhe furnizon sisteme duke përfshirë sistemet anti-raketore, sistemet pa pilot dhe robotike, dhe sistemet e inteligjencës dhe sigurisë kibernetike.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.