Kompania angleze blen startapin mjekësor izraelit Sealantis për 25 mln dollarë

Sealantis zhvillon produkte të pajisjeve mjekësore bazuar në një teknologji të ngjitësve të indeve që imitojnë algat.


Advanced Medical Solutions Group (AMS) nga Britania e Madhe, prodhuesi i produkteve të kujdesit kirurgjikal dhe plagëve, bleu startapin izraelit, Sealantis, i cili zhvillon ngjitëse mjekësore që imitojnë procesin që lejon algat të rrinë në shkëmbinj në ujë.

Startapi u krijua në bazë të teknologjisë së zhvilluar nga Technion-Israel Institute of Technology.

Marrëveshja është për 25 milionë dollarë, plus dhe fitime nga shitjet e ardhshme.

Kjo është blerja e parë e AMS në Izrael, dhe Sealantis do të bëhet një qendër inovative për grupin shumëkombësh, thuhet në deklaratën e Technion.

Produktet e AMS shiten në më shumë se 75 vende dhe grupi ka më shumë se 600 punonjës.

Sealantis zhvillon produkte të pajisjeve mjekësore bazuar në një teknologji të ngjitësve të indeve që imitojnë algat.

Produktet e para të firmës janë vulat kirurgjikale që janë të dizajnuara për të ndaluar gjakderdhjen dhe një sërë aplikacionesh të tjera.

Avantazhi kryesor i teknologjisë është fakti se bazohet në një polimer të prodhuar nga algat, i cili nuk përmban proteina dhe për këtë arsye rreziku i infeksionit ose alergjisë është “dukshëm më i ulët se ai i produkteve konkurruese të prodhuara nga kafshët”, thuhet në deklaratë

Produkti nuk kërkon transportim frigoriferik dhe magazinim, mund të aplikohet me përhapjen ose spërkatjen dhe është i përshtatshëm për përdorim në kirurgjinë laparoskopike.

Kompania u krijua nga Prof. Havazelet Bianco-Peled, një ekspert në fushën e biomjekësisë polimere, nga Fakulteti i Inxhinierisë Kimike në Technion.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.