Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Izrael

I pranishëm ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Agjencia Kombëtare e Turizmit u përfaqësua me një stendë të kuruar me shumë kujdes me pamjen e qytetit 2419-vjeçar të Beratit. Në stendë morën pjesë gjashtë tur-operatorë. 

Shqipëria mori pjesë me një stende të saj në Panairin e 25-të të  Mesdheut (International Mediterranean Tourism Market – IMTM), që po zhvillohet në Izrael në 12-13 shkurt 2019 dhe ku merrnin një numër i madh shtetesh.

I pranishëm në panairin që po mbahet në Tel Aviv ishte edhe ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i shoqëruar nga ambasadori Bardhyl Canaj.

Ministra dhe ambasadorë nga vende të ndryshme shoqëruan operatorët turistikë. Shqipëria paraqet bukuritë e saj natyrore, duke prezantuar resurset e saj turistike. Agjencia Kombëtare e Turizmit u përfaqësua me një stendë të kuruar me shumë kujdes me pamjen e qytetit 2419-vjeçar të Beratit. Në stendë morën pjesë gjashtë tur-operatorë. 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili shoqërohej nga ambasadori Bardhyl Canaj ishte i pranishëm në panair. 

Sipas ambasadës shqiptare në Izrael, ministri Klosi zhvilloi disa takime me drejtues të agjencive më të mëdha turistike në dhe pati një takim të veçantë me drejtuesit e kompanisë ajrore izraelite, Israir, ku u diskutuar për zgjerimin e marrëdhënieve. Klosi në fjalën e tij, pasi vlerësoi bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, shprehu rëndësinë e këtij panairi, sepse nëpërmjet tyre gjen mundësinë për të ndarë mendime dhe shkëmbyer eksperienca.

Israir do të rifillojë sërish fluturimet direkt drejt Shqipërisë, më 18 prill.

Israir i ka dyfishuar fluturimet direkt me Shqipërinë, ndërkohë që ka zgjeruar periudhën kohorë të fluturimeve midis prill-tetor 2019.

IMTM është panairi turistik profesional më i madh i këtij lloji në Mesdheun Lindor, dhe si të gjithë panairet e tjerë shërben për të promovuar turizmin hyrës, turizmin shtëpiak dhe atë të dalës.

Gjithashtu, ministri shqiptar dha edhe një intervistë për rrjetin televiziv izraelit të lajmeve i24NEWS, në seksionin anglisht.