Izraeli do të dyfishojë udhëtimet direkte në javë drejt Shqipërisë

Gjatë 2018-s, rreth 15 mijë turistë izraelitë e vizituan Shqipërinë


Vizitorë të shumë kanë paraqitur interes të veçantë në stendën e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar Mesdhetar të Turizmit në Izrael.

Nga ky panair, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka thënë se Izraeli do të dyfishojë numrin e udhëtimeve direkte në javë drejt Shqipërisë.

“Në 2019 Izraeli do të dyfishojë numrin e udhëtimeve në javë dhe po ashtu do të zgjerojë sezonin nga 18 prilli deri në fund. E gjitha biseda është që për 2020 kompania të ndërhyjë në Shqipëri me investime të drejtpërdrejta në sistemin hotelier dhe në restorante shqiptare”, tha nga Izraeli, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Panairin Ndërkombëtar Mesdhetar të Turizmit në Izrael u mbajt për dy ditë radhazi dhe u mbyll ditën e sotme.

“3-4 udhëtime në javë për periudhën prill-tetor, potencial që në 2019-n të vijnë 3 herë më shumë turistë sesa në 2018-n. IMTM, vendtakim i rëndësishëm për Shqipërinë, për të shkëmbyer ide dhe përvoja për ekoturizmin dhe turizmin kulturor mes shteteve pjesëmarrëse. Një hapësirë më shumë për të promovuar paketën gjithëvjetore të Shqipërisë turistike”, tha ndër të tjera Klosi.

Gjatë 2018-s, rreth 15 mijë turistë izraelitë e vizituan Shqipërinë.(ATSH)

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.