Zaev kërkon falje për gabimin e tij gjatë fjalimit për Holokaustin

Kryeministri Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij ka bërë një lëshim për të cilin ai kërkoi falje publike në profilin e tij në Facebook.


Sot Komuniteti Hebraik shënoi 76 vjetorin e deportimi dhe Holokaustit të 7 144 hebrenjve që jetonin në vend.

Kryeministri Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij ka bërë një lëshim për të cilin ai kërkoi falje publike në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë i kryeministrit Zaev:

-Në fjalimit tim gjatë shënimit të 76 vjetorit të dëbimit të hebrenjve maqedonas në kampin nazist Treblinka dhe hapjes zyrtare të ekspozitës muzeore në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit, kam bërë një gabim të paqëllimshëm.

-Domethënë, në pjesën e fjalimit ku thuhet: “Holokausti nuk është vetëm një tragjedi çifute, apo vetëm një faqe e errët nga Lufta e Dytë Botërore. Me gjithë tmerrin, ky genocid është një paralajmërim dhe një mësim për të gjithë ne, nga të gjithë besimet, për të gjitha kohërat, në vend të fjalës”tragjedi”, pa dashje kam përdorur termin “traditë”.

-Natyrisht, kjo është një lapsus i paqëllimtë, një gabim për të cilin kërkoj falje.

-Siguroj se adresimi im në tërësi, pa dyshim pasqyron frymën e dënimit të gjenocidit kundër popullit hebre dhe dhembshurinë për familjet e viktimave të Holokaustit.

-Gabimi nuk është postuar në faqen e internetit të Qeverisë në mënyrë që të mos dëmtojë ndjenjat e askujt./ Tetovasot.com/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.