“Newsweek” rendit spitalin izraelit ndër 10 më të mirët në botë

Sheba Medical Center renditet në vendin e dhjetë. “Newsweek” shkruan se është një lider në shkencat mjekësore dhe inovacionin bioteknologjik.


Revista e njohur amerikane, “Newsweek”, e ka renditur Sheba Medical Center në Tel Hashomer pranë Tel Aviv, si një nga dhjetë spitalet më të mira në botë.

Në krye të listës janë dy spitale amerikane me Mayo Clinic në Minesota në vendin e parë dhe Cleveland Clinic në vendin e dytë.

Spitali i Përgjithshëm i Singaporit është renditur i treti dhe një tjetër spital amerikan – Johns Hopkins në Baltimore është i katërti.

Vendi i pestë është marrë nga Charite i Gjermanisë në Berlin dhe në vendin e gjashtë është Massachusetts General Hospital.

Vendet e shtatë, të tetë dhe të nëntë merren nga Spitali i Përgjithshëm i Torontos, Spitali i Universitetit të Tokios dhe Spitali Universitar i Lozanës (Zvicër).

Spitali izraelit Sheba Medical Center renditet në vendin e dhjetë.

Duke cituar arsyet për zgjedhjen e Shebës, “Newësweek” thotë se spitali është “një lider në shkencat mjekësore dhe inovacionin bioteknologjik, si në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.

Bashkëpunimet e qendrës me partitë ndërkombëtare kanë përparuar praktikat inovative mjekësore, sistemet spitalore dhe bioteknologjia.

 Spitali i referimit terciar, i lidhur me Universitetin Tel Aviv, përfshin qendra për pothuajse të gjitha ndarjet dhe specialitetet mjekësore, dhe shërben mbi 1 milion pacientë në vit dhe si spital funksionon me pothuajse çdo institut mjekësor izraelit për të edukuar studentët dhe për të avancuar të ardhmen e profesionit mjekësor“.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.