Me Netanjahun pas shpinës, Trump firmos njohjen lartësive Golan si pjesë të Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar sot deklaratën ku lartësitë Golan njihen si territor i Izraelit.

Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar sot deklaratën ku lartësitë Golan njihen si territor i Izraelit. Trump e nënshkroi vendimin ndërkohë që pas shpinës së tij qëndronte Benjamin Netanjahu, kryeministër i Izraelit.

Këto territore janë pushtuar nga Izraeli pas asaj që njihet si ‘Lufta Gjashtë Ditore’ kundër Sirisë, në vitin 1967.

Vendimi i Trump u kundërshtua sot nga Turqia dhe Rusia, ndërsa Bashkimi Evropian është shprehur më herët se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për çështjen Golan.

Por ndërkohë që Uashingtoni merrte këtë vendim, Rumania, shtet anëtar i BE-së, ka njoftuar se do të zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi për në Jeruzalem. Bukureshti mban aktualisht presidencën e Bashkimit Evropian.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.