“Sekretet e Shqipërisë”, televizioni shtetëror izraelit: Na presin krahëhapur

Televizioni izraelit i bëri një prezantim të shkëlqyer mundësive të shumta që ofron “Vendi i Shqiponjave” për turistët izraelitë.


Televizoni shtetëror izraelit, “Arutz 13” (Kanali 13), në emisionin e tij “Barkod”, përmes një kronike të titulluar “Sekretet e Shqipërisë”, i bëri një prezantim të shkëlqyer mundësive të shumta që ofron “Vendi i Shqiponjave” për turistët izraelitë.

Intervista të shumta, ku spikasin ato me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj (me një përshëndetje “Shalom” dhe “E duam Izraelin”) dhe zëvendësambasadoren e Izraelit në Tiranë, Liora Peleg.

Në kronikën e realizuar, ku në fokus kanë qenë atraksionet turistike qe ofron Tirana dhe Durrësi, si dhe zona bregdetare e Golemit, jepen informacione të shumta mbi çmimet e lira që ofrojne hotelet dhe kuzhina shqiptare dhe ajo mesdhetare, madje gazetarja izraelite ka filmuar edhe brenda kuzhinës.

“Pushimet në Shqipëri janë super të lira”, thuhet në kronikë, teksa jepen edhe referencat e çmimeve në monedhën izraelite, shekel.

Theksi i vihet edhe mundësive që kanë turistët izraelitë për të bërë shoping në qendrat e mëdha tregtare, në dyqanet e të cilave janë të gjitha brendet më të njohura ndërkombëtare të veshjeve, por edhe jetës në Shqipëri.

Në fund të muajit prill nisin edhe fluturimet direkt nga Tel Avivi në Tiranë, tri herë në javë, të cilat përfundojnë në muajin tetor.

NDIQNI KRONIKEN

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.