Benjamin Netanyahu, fituesi i madh i zgjedhjeve në Izrael

Koalicioni i djathtë i kryesuar nga kryeministri izraelit, kur janë numëruar 97.4% e votave ka siguruar 65 vende


Benjamin Netanyahu dhe koalicioni i tij, i përbërë nga parti të djathta janë fituesit e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara dje në Izrael, e që zgjodhën deputetët e “Knesset”, parlamentit të 21-të izraelit.

Benjamin Netanyahu, partia e të cilit, Likud, ka siguruar deri tani 35 vende në parlamentin prej 120 deputetësh, është fituese për herë të pestë e një fushate zgjedhore, duke pasur shansin për të hyrë në histori si kryeministri më jetëgjatë.

Koalicioni i djathtë, kur janë numëruar 97.4% e votave ka siguruar 65 vende, një shumicë e qartë absolute që i lejon Netanyahut të formojë qeverinë e 35-të në historinë e Izraelit.

Partia “Blu dhe Bardhë” (Kahol veLavan – Blue and White) e kryesuar nga Benny Gantz dhe Yair Lapid, siguruan gjithashtu 35 mandate, por analistët politikë në Izrael, pohuan se ata janë humbësit e mëdhenj të zgjedhjeve.

Mandatet Parlamentare deri tani

Likud: 35

Kahol veLavan: 35

Shas: 8

United Torah Judaism: 8

Labor: 6

Hadash-Ta’al: 6

Union of Right-Ëing Parties: 5

Yisrael Beytenu: 5

Kulanu: 4

Meretz: 4

Ra’am Balad: 4

Neë Right: 0

Zehut: 0

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.