Keni nevojë për një vesh të ri? Në Izrael po e printojnë në 3D

Një qendër 3D për printimin e qelizave, indeve dhe organeve është ngritur në Institutin Teknologjik të Izraelit (Technion) në Haifa



Një qendër 3D për printimin e qelizave, indeve dhe organeve është ngritur në Institutin Teknologjik të Izraelit (Technion) në Haifa, për t’u mundësuar hulumtuesve printojnë indet komplekse dhe të përmirësojnë integrimin e tyre në organet njerëzore.

Qendra e Bio-printimit 3D për Qelizat dhe Biomaterialet, pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë Biomjekësore, është e hapur për të gjithë hulumtuesit e Technion dhe “do të udhëheqë hulumtimin e Inxhinierisë së indeve të Technion në fusha të reja”, tha dekania e fakultetit, Profesoresha Shulamit Levenberg, e cila drejton qendrën.

Inxhinieria e indit ka bërë “përparim marramendës në dekadat e fundit”. Është fusha në të cilën një kombinim i qelizave, inxhinierisë dhe materialeve janë bashkuar me faktorët biokimikë dhe fiziko-kimikë për të krijuar inde biologjike që mund të përmirësojnë ose zëvendësojnë indet reale.

Studiuesit e Technion kanë qenë në punë duke zhvilluar indet që përmbajnë enët e gjakut që shpejt lidhen me enët e gjakut të pacientit, dhe tani po inxhinierojnë një vesh të ri dhe krijimin e strukturës për të nxitur riparimin e lëndimeve të palcës kurrizore, tha Levenberg në një intervistë telefonike për “The Times of Israel”. Strukturat zakonisht janë bërë nga biomateriale polimerike që sigurojnë mbështetjen strukturore për lidhjen e qelizave.

Futja e printerit 3D do të “sjellë hulumtuesit në një nivel të ri”, tha Levenberg, duke i lejuar ata të printonin qelizat dhe biomaterialet dhe të formonin struktura komplekse të indeve.

Qendra është e pajisur me një printer inovativ që mundëson printimin e strukturave tre-dimensionale dhe vetë qelizat që rriten në inde.

Printeri, i cili ka disa koka printimi, është në gjendje të përkthejë informacionin e marrë nga skanimet CT të një pacienti – për shembull, forma e veshit të një personi – në indet tridimensionale që mund të përshtaten në një zonë dëmtimi.

Hulumtuesit kanë punuar për inxhinieri të indeve në mbarë botën për një numër vitesh, tha ajo. Printerët 3D do të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të zhvillimit si dhe të lejojnë shtypjen e indeve më të mëdha, më të komplikuara dhe më të personalizuara.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.