US News & World Report 2019: Izraeli, vendi i tetë më me influencë në botë

Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina mbizotëronin në tre vendet e para. Në Top-10 edhe Britania, Gjermania, Japonia dhe Franca. Izraeli lë pas Arabinë Saudite dhe Korenë e Jugut.



US News & World Report e ka renditur Izraelin si vendin e tetë më me influencë në botë në renditjen vjetore për vitin 2019.

Raporti i publikuar këtë fundjavë e përshkruan Izraelin si “i vetmi komb hebre në botë … një vend i vogël në bregun lindor të Detit Mesdhe”, që ka pasur një ndikim të madh në çështjet globale.

“Për madhësinë relativisht të vogël, vendi ka luajtur një rol të madh në çështjet globale”, tha artikulli. “Vendi ka një ekonomi të fortë, pikë referimi me rëndësi për disa fe dhe marrëdhënie të tensionuara me shumë nga fqinjët e saj arab”.

Renditjet për “Vendin më me ndikim” bazohen në “një sondazh të bazuar në perceptime globale”, thuhet në revistën ” US News & World Report”, dhe vendet renditen në bazë të rezultateve më të larta në një përmbledhje të pesë atributeve të vendit: lidershipi, lidhja me pjesën tjetër të botës, ndikimi i kulturës, influenca politike dhe aleancat e fuqishme ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina mbizotëronin në tre vendet e para. Mbretëria e Bashkuar u rendit në vendin e 4-t, duke rënë në një vend që nga raporti i vitit të kaluar, me Kinën që shënoi vendin e tretë.

Gjermania është në vendin e pestë, të njëjtin renditje që mori vitin e kaluar.

Izraeli është në të njëjtin pozicion – të tetin – ashtu, si në raportin vjetor të vitit të kaluar, pas Japonisë dhe Francës.

Izraeli është përpara disa vendeve me ndikim, duke përfshirë Arabinë Saudite, Korenë e Jugut, Kanadanë, Australinë, Italinë, Turqinë dhe Indinë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.