Shpëtimi i hebrenjve gjatë Holokaustit, ambasadori i Izraelit falënderon shqiptarët

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, z.Boaz Rodkin, mori pjesë në seminarin “Kush shpëton një jetë, shpëton gjithë universin”



Të martën (30 prill), në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua seminari me titull: “Kush shpëton një jetë, shpëton gjithë universin” (Whosever saves a single life, saves an entire universe).

Historia e një familje shqiptare që ka kontribuar në shpëtimin e hebrenjve.

Në hapjen e aktivitetit ishin të pranishëm Ambasadori i Izraelit në Tiranë, z.Boaz Rodkin; Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Dr.Dorian Koçi, Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Dr. Skënder Asani, Dr. Efrat Kedem Tahar, Këshilltare për Emigracionin dhe Integrimin, si dhe shumë mësues e të ftuar.

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, z.Boaz Rodkin dhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, vunë theksin në rëndësinë dhe veçantinë e kësaj ngjarje, ku përgjatë luftës, 2,000 hebrenj kërkuan strehim në Shqipëri. Shumica e hebrenjve u trajtuan mirë nga popullata lokale shqiptare, pavarësisht faktit se vendi ishte i pushtuar së pari nga Italia fashiste, dhe pastaj nga Gjermania naziste. Shqiptarët, me një traditë të mikpritjes të njohur si besa, strehuan refugjatët hebrenj.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.