Skënder Asani: Ja pse e hapëm Departamentin për Holokaustin në Maqedoni

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, mori pjesë në për aktivitetin për përkujtimin e Holokaustit te shqiptarët



Tiranë, 30.4.2019 – Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, në prani të një numri të madh studiuesish dhe autoritetesh të jetës publike, mes tjerash edhe ambasadori i Shtetit të Izraelit në Tiranë, Shkëlqesia e Tij, Boaz Rodkin, u organizua një ngjarje kulturore për përkujtimin e Holokaustit te shqiptarët.

Me këtë rast, përveç drejtorit të Muzeut, Dorjan Koçi, Dr. Efrat Kedem-it nga Ministria e Arsimit të Izraelit, para të pranishëmve u prezantua edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Tiranë, Dorian Koçi, ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, Dr. Efrat Kedem

Drejtori Asani foli për punën e deritanishëm të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve për afirmimin e kontributit që kanë dhënë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore për shpëtimin e hebrenjve, duke përmendur edhe shembuj konkretë, siç është rrëfimi i Mimi Kamhi Ergas-Faraggi. “Instituti i jonë është institucioni i vetëm shkencor në rajon që ka shfaqur kujdes për këtë temë. Si kujdestari më i përkushtuar i Holokaustit në rajon, ITSHKSH tashmë ka hapur një departament të veçantë për edukimin mbi Holokaustin”, tha Asani

Burimi: ITSHKSH

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.