Shqipëria kualifikohet për në finalen e madhe të ‘Eurovision 2019’

Edhe vitin e kaluar, shteti shqiptar preku finalen me këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili me këngën “Mall”


Jonida Maliqi çon në delir shqiptarët Shqipëria kualifikohet në finalen e ‘Eurovision 2019’ që po zhvillohet në Izrael. Ka qenë ky verdikti i votimit pas 18 këngëve të gjysmëfinales së dytë të kompeticionit më të madh të këngës në Kontinentin e vjetër.

Festivali ka sjell performanca të jashtëzakonshme nga 18 shtete, nga të cilat në finale do të shkojnë vetëm 10 prej tyre. Shqipëria u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila bëri një interpretim perfekt të këngës “Ktheju Tokës”, me autore teksti dhe muzike, Eriona Rushitin, këngë të cilën e ka kënduar në gjuhën amtare.

Kalkulimi i rezultatit në fund nxori listën me 10 shtetet që siguruan biletën për në natën finale që do të mbahet të shtunën në Tel Aviv, dhe një nga ato ishte edhe Shqipëria. Edhe vitin e kaluar, shteti shqiptar preku finalen me këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili me këngën “Mall”, u rendit i 11-ti në këtë kompeticion, që vitin e kaluar u mbajt në Lisbonë.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike