Mdefend, teknologjia izraelite që mbron pajisjet mjekësore nga sulmet informatike

Pajisjet mjekësore janë pjesë integrale e rrjeteve kompjuterike të spitaleve, por nuk janë të monitoruara dhe mbeten të pambrojtura.


Pajisjet mjekësore janë ndër burimet më të dobëta në sistemin e rrjetit spitalor, si dhe janë ndër më të rëndësishmet pasi ato përmbajnë të dhëna të vlefshme për pacientët. Këto pajisje janë bërë pjesë integrale e rrjeteve kompjuterike të spitaleve, por nuk janë të monitoruara dhe mbeten të pambrojtura.

Për shembull, makinat me rreze X, defibrilatorët dhe pajisjet e tjera mjekësore elektronike sigurisht që janë teknologji që kursen jetën, por mund të hakerohen lehtë nëse nuk mbrohen. Një ‘dhunim’ i pajisjeve mjekësore ndikon në vazhdimësinë e biznesit, reputacionin e korporatës dhe sigurinë e pacientit.

Një zgjidhje në fushën e sigurisë informatike mjekësore vjen nga kompania izraelite CyberMDX, e cila ka zhvilluar Mdefend, një teknologji që kombinon kërkimet dhe njohuritë për sulmet kibernetike dhe dobësitë e pajisjeve mjekësore me Inteligjencën Artificiale.

Zgjidhja e sigurisë informatike mbron pajisjet mjekësore duke u lejuar atyre të veprojnë vazhdimisht dhe për të siguruar pacientët dhe të dhënat.

Mdefend nuk është një teknologji invazive, ai menaxhon rrezikun, si dhe parandalimin dhe zbulimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e’Internet of Medical Things (IoMT).

Drejtori i Përgjithshëm i CyberMDX, Amir Magner, siç raportohet nga portali izraelit “Globes.co.il”, tha: “Rritja e përshpejtuar e pajisjeve mjekësore të lidhura paraqet sfida të jashtëzakonshme për sigurinë e rrjetit spitalor. Disa sulme kibernetike që kanë ndodhur kanë treguar sfidat dhe situatat me rrezik të lartë për të cilat spitalet janë të ekspozuara. Siguria kompjuterike për pajisjet mjekësore është një domosdoshmëri absolute për të lejuar spitalet të përqendrohen në misionin e tyre primar që është për të shëruar dhe shpëtuar jetën”.

Joey Johnson, këshilltar i CyberMDX, shpjegoi: “Teknologjia i lejon përdoruesit të dinë se cilat pajisje mjekësore janë në rrjet, çka janë të lidhur dhe cila është niveli i rrezikut për çdo aset të lidhur. Kjo jo vetëm ndihmon në mbrojtjen e rrjetit spitalor, por gjithashtu ju ndihmon të kurseni kohë dhe para”.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Golda Meir, “Zonja e Hekurt” e Izraelit

E vetmja kryeministre femër dhe një nga themelueset e Shtetit të Izraelit

Shqipëri

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Kosove

“Grand Hotel Belushi”, hoteli me 5 yje më i bukuri në Kosovë!

Eshtë një investim shumë serioz dhe madhështor i vëllezërve Belushi, të mirënjohur për investimet në Austri

OPED

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit