Si u bë Izraeli një superfuqi kibernetike në botë

Ushtria izraelite rekruton koduesit më të mirë dhe më të shkëlqyer apo hakersat qysh në adoleshencë


Izraeli, ose “Startup Nations” siç e quajnë disa, është bërë një lider botëror në sigurinë kibernetike. Dhe ushtria e vendit po ushqen epërsinë e saj.

Megjithëse Izraeli nuk bën prodhon vetë makina, kompanitë më të mira të sigurisë në botë janë të gjithë izraelite. Vendi gjithashtu merr rreth një të pestën e investimeve private globale në sigurinë kibernetike. Ndërsa hakersat e pavarur dhe të sponsorizuar nga shteti shkaktojnë kërdi, Izraeli vazhdon të revolucionojë ushtrinë e tij dhe të udhëheqë rrugën në këtë fushë.

Për të filluar, Forca e Mbrojtjes Izraelite rekruton koduesit më të mirë dhe më të shkëlqyer dhe hakersat qysh në adoleshencë, për t’i kanalizuar ato në njësitë e tyre elitare të luftës kibernetike.

“Për shkak se shërbimi është i detyrueshëm, mund të shikoni ushtrinë izraelite si organizatën më të madhe të Burimeve Njerëzore në botë”, tha Roni Zehavi, Drejtori i Përgjithshëm i CyberSpark, një startupi qeveritar që shërben si një inkubator inovacioni.

Këto njësi të elitës janë disa prej më mbresëlënëse në botë. Njësia 8200, për shembull, është thuajse sekrete, sepse besohet të jetë përgjegjës për sulmin kibernetik “STUXNET “që ka sabotuar programin bërthamor iranian.

Aftësitë që këta ushtarë mësojnë në njësi si 8200 janë jashtëzakonisht fitimprurëse në tregun e lirë. Ish ushtarët izraelitë kanë sjellë njohuritë e tyre ushtarake dhe teknologjike në sektorin privat dhe kanë krijuar kompani që specializohen në mbrojtjen kibernetike ofensive dhe kundërofensive.

Ben Ferguson i VICE-s udhëtoi për në Izrael për të investiguar të ardhmen e luftës kibernetike nga vendi që iu kushtua vetes për t’u bërë një superfuqi. Ndërsa atje, ai hulumtoi linjat e paqarta mes arsimit, sipërmarrjes së teknologjisë ushtarake dhe mbikëqyrjes së tepruar.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Një revolucion i qetë po ndryshon Lindjen e Mesme

Në Lindjen e Mesme, e cila ka jetuar me shumë dhunë për shumë kohë, paqja është e mundshme dhe mund…

SHQIPËRI

Qeveria e re izraelite duhet ta njohë më në fund Kosovën

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës – dhe admirimit të sinqertë të popullit të saj për shtetin hebre – Izraeli…

KOSOVA

Arun Chaudhary, amerikano-hebreu që ndihmoi Albin Kurtin të bëhej Kryeministër

Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës. Chaudhary, i cili ishte…

INTERVISTA

Ambasadori i Izraelit, Gendler: Shqipëria po dëshmon vlerat e saj edhe në kohën e koronavirusit

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për gazetarin Genc Mlloja të gazetës shqiptare në gjuhën…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Misioni i Mossad për të kapur arkitektin e Holokaustit, Adolf Eichmann

Adolf Eichmann u kap nga shërbimi sekret izraelit në Argjentinë më 11 maj, saktësisht 60 vjet më parë sot; ai…