Miliarderi izraelit investon te platforma e rezervimeve të hoteleve Arbitrip

Platforma përdor algoritmet e “machine learning”, për të studiuar preferencat dhe kërkesat për rezervimet në kohë reale


Në një botë shumë kreative, ku konkurrenca për ide dhe biznes bëhet gjithmonë edhe më ashpër, nga Izraeli vjen sigurisht një platformë rezervimesh hotelesh që synon të rivalizojë më gjigantë të tillë si Booking.com.

Janë dy sipërmarrës, Benny Yonovich (34 vjeç) dhe Orel Jossef (27), të cilët kanë themeluar platformën me qendër në Tel Aviv, Arbitrip, e cila ofron një platformë për rezervim dhomash hoteli për udhëtime biznesi, e që kërkojnëw Wi-Fi, SPA, fitnes, shërbime lavanterie, etj..

Platforma e Arbitrip përdor algoritmet e “machine learning”, për të studiuar preferencat dhe kërkesat për rezervimet bazuar me çmimet e publikuara në internet, duke jua ofruar të interesuarve në kohë reale, sa herë që ka ndryshime çmimesh, apo sa herë që një dhomë bëhet e disponueshme, ajo përditësohet në platformë, duke u kursyer para atyre që zgjedhin rezervimet përmes kësaj platforme.

E themeluar në vitin 2015, Arbitrip, ka siguruar një investim prej 4 milionë dollarësh nga Teddy Sagi Group, i miliarderit hebreo-qipriot, që tashmë jeton në Angli, Teddy Sagi, e që ka një pasuri prej 3.4 miliardë dollarë, njëherësh edhe izraeliti i 9-të më pasur.

Sagi është themeluesi, midis të tjerave, i lojërave të kumarit online, PlayTech.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.