SafeSed, nga Izraeli vjen pajisja që garanton pacientin gjatë anestezisë

Kompania BreatheVision ka prodhuar SafeSed, një pajisje  që mund të vishet e që duket si një rrip electroencephalogram. Kryerja e mpirjes për një operacion ndonjëherë mund të jetë më e rrezikshme sesa vetë procedura kirurgjikale.


Nga Izraeli vjen një pajisje e re për sigurinë gjatë anestezisë. Kryerja e mpirjes për një operacion ndonjëherë mund të jetë më e rrezikshme sesa vetë procedura kirurgjikale.

Ky nuk është një problem anestezik, por bëhet fjalë për depresionin e frymëmarrjes të nxitur nga ilaçi, që duket se është edhe shkaku kryesor i vdekjes që shoqërohet me mpirjen dhe analgjezia.

Pajisjet mjekësore ekzistuese kontrollojnë normën e frymëmarrjes së pacientit ose nivelin e oksigjenit në gjak, por nuk analizojnë thellësinë e frymëmarrjes. Një spirometër mund ta bëjë këtë, por kërkon bashkëpunimin e pacientit dhe nuk mund të përdoret për monitorim të vazhdueshëm.

Një startup izraelit po e trajton këtë çështje me një zgjidhje të re që kombinon pajisjet dhe sensorët e veshur që, kirurgët dhe anestezistët mund t’i përdorin për t’i mbajtur pacientët të sigurt në sallën e operacionit.

Kompania BreatheVision ka prodhuar SafeSed, një pajisje  që mund të vishet e që duket si një rrip electroencephalogram. Pjesa optike përfshin një aparat fotografik që gjurmon informacionin e marrë përmes emetuesve infra të kuqe të bashkangjitur në rrip. Një tjetër komponent i SafeSed është një sistem alarmi që, menjëherë informon kirurgun kur një pacient ka një problem të frymëmarrjes. Përveç saktësisë, SafeSed është dukshëm më e lirë se çdo pajisje tjetër në treg.

Kapnografët, të cilët kontrollojnë frymëmarrjen përmes niveleve të dioksidit të karbonit, kushtojnë 3,000 dollarë për njësi. Kur produkti të hidhet në treg rreth vitit 2018, SafeSed do ta shesë pajisjen e tij për më pak se 700 dollarë.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.