Izraeli prodhon fashon që ndalon rrjedhjen e gjakut brenda pak sekondave

Fashoja WoundClot bëri bujë ndërkombëtare në 2016, kur kompania mjekësore izraelite prapa saj, Core Scientific Creations (CSC), e hodhi në treg atë.. CSC tani e shet WoundClot dhe furnitura të tjera mjekësore te distrubutorët e 32 vendeve përfshirë Italinë, Francën, Britaninë, Polonisë, Rumaninë, Indinë, etj.


Në shtator 2016, dy oficerë policie izraelitë u qëlluan me thikë në një sulm terrorist në Jeruzalem, një nga disa dhjetëra sulme të tilla në atë vit.

Një nga oficerët u plagos rëndë dhe u mbyt në gjak nga një plagë e e marrë në qafë, e cila çau një arterie të madhe.

Një ndihmësmjek, i cili arriti në vendin e ngjarjes arriti të shpëtojë jetën e oficerit duke aplikuar një fashë të sapo zhvilluar në Izrael, e që ndaloi gjakderdhjen në më pak se një minutë.

Kjo fasho ishte WoundClot, një garzë me bazë bimore që stimulon procesin e koagulimit të trupit dhe ndalon humbjen e gjakut.

Fashoja, e bërë nga celuloza (qelizat e bimëve), mund të thithë mbi 2500 për qind të peshës së vet dhe mund të aplikohet në situata në të cilat kompresimi mund të jetë i dëmshëm, siç janë plagët e goditjeve, dëmtimet e kokës dhe qafës dhe gjakderdhja e brendshme.

Është gjithashtu bio-absorbuese, duke qëndruar biologjikisht aktive për 24-36 orë.

Kur aplikohet në një dëmtim, fashoja me një përdorim kthehet në një membranë xheli, duke formuar një “matricë 3D që thyen trombocitet [qelizat e koagulimit të gjakut] dhe koagulantët … duke ruajtur lëvizjen dhe aktivitetin e tyre për të formuar një koagulim biologjik” thotë kompania prodhuese.

Fashoja WoundClot bëri bujë ndërkombëtare në 2016, kur kompania mjekësore izraelite prapa saj, Core Scientific Creations (CSC), e hodhi në treg atë.

CSC tani e shet WoundClot dhe furnitura të tjera mjekësore te distrubutorët e 32 vendeve përfshirë Italinë, Francën, Britaninë, Polonisë, Rumaninë, Indinë, etj.

WoundClot kushton 10 dollarë për fasho dhe 100 dollarë për kitet e ndërhyrjeve kirurgjikale. Në fakt, nuk është e lirë, por ka cilësi shumë të lartë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.