Shkencëtarët izraelitë rrisin “mini-trurin” në epruvetë

Një ekip kërkuesish izraelitë ka zbuluar një mënyrë për të rritur një version miniaturë të trurit të njeriut që pëson rrudhje në një mënyrë të ngjashme me një tru të vërtetë, duke hapur rrugën që shkencëtarët të kuptojnë më mirë defektet dhe çrregullimet.


Një ekip kërkuesish izraelitë ka zbuluar një mënyrë për të rritur një version miniaturë të trurit të njeriut që pëson rrudhje në një mënyrë të ngjashme me një tru të vërtetë, duke hapur rrugën që shkencëtarët të kuptojnë më mirë defektet dhe çrregullimet.

Afërsisht një në 30,000 foshnja lindin me trurin e sheshtë. Ata vazhdojnë të vuajnë nga vështirësi të rënda zhvillimore dhe të kenë një jetëgjatësi relativisht të ulët.

Shkencëtarët nga Instituti Shkencor Weizmann në qytetin Izraelit qendror, Rehovot, u përpoqën të kuptonin më shumë rreth faktorëve fizikë dhe biologjikë që shkaktojnë rrudhjen e trurit, por me metodat ekzistuese për rritjen e trurit në in “vitro” (në qelq), ishte shumë e vështirë të monitoroheshin zhvillimet.

Kërkuesit rritën një “mini-tru” në epruvetë, duke i inkorporuar gjene nga truri i sheshtë i bebeve, shkruan “Times of Israel.”

Duke përdorur mikroskopinë atomike, e cila jep një nivel të lartë të rezolucionit në sipërfaqe shumë të vogla, ata gjetën dallime fizike dhe biologjike midis qelizave në dy “trurin” e vogël, duke zbuluar, për shembull, se qelizat normale të trurit ishin rreth dy herë më të ngurtë se ato të buta.

Studiuesit planifikojnë të vazhdojnë të zhvillojnë qasjen e tyre, duke besuar se mund të hapin mundësi të reja për të kuptuar çrregullime zhvillimore siç janë mikrocefalia (kur koka është më e vogël se normalja), epilepsia dhe skizofrenia.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.