Spitali izraelit marrëveshje me Universitetin Stanford, lider botëror në mjekësi

Spitali Rambam ka një buxhet vjetor modest prej rreth 420 milionë dollarë, ndësa Stanford 7 miliardë dollarë


Kampusi i Kujdesit Shëndetësor “Rambam” në Haifa, Izrael, bëri një marrëveshje partneriteti me Qendrën Mjekësore të Universitetit Stanford, SHBA, për të inkurajuar sipërmarrjen”kërkimore dhe zhvillimin” (R&D)  dhe projektet bashkëpunuese, bëri të ditur gazeta izraelite “Izraeli Hayom” (Izraeli Sot).

Krerët e spitalit respektive ranë dakord për partneritetin e tyre në interes të bashkimit të resurseve mjekësore, kohës dhe burimeve njerëzore, si dhe lidhjes të Silicon Valley (SHBA) me industrinë e lulëzuar dhe inovative të teknologjisë së lartë të Izraelit.

Stanford, një nga qendrat më të avancuara mjekësore në SHBA, është një lider botëror në fushën mjekësore që ka një listë të gjatë të zbulimeve mjekësore.

Spitali Rambam përfshin 1.000 shtretër spitalor dhe regjistron rreth 130.000 vizita në dhomat e urgjencës çdo vit. Ai gëzon një buxhet vjetor modest prej rreth 420 milionë dollarë.

Stanford ka vetëm 600 shtretër dhe 60,000 vizita urgjente në vit, ka një buxhet vjetor prej 7 miliardë dollarësh.

Të dy spitalet do të ndajnë një buxhet të përbashkët për të siguruar investime që do t’u lejojnë mjekëve dhe studiuesve të iniciojnë projekte të reja.

“Programi bashkëpunues do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë të sipërmarrjes dhe zhvillimit midis hulumtuesve nga Haifa, kompanitë e fillimit dhe inkubatorët e teknologjisë dhe hulumtuesit në Stanford,” tha drejtori i Rambam, Profesor Rafael Beyar.

Si pjesë e bashkëpunimit, Rambam dhe Stanford gjithashtu do të ndajnë bazat e të dhënave të tyre, duke lehtësuar hulumtimet e mëdha të të dhënave në një pishinë të ndryshme popullsie. Bazat e të dhënave jashtëzakonisht të mëdha të objekteve përkatëse përmbajnë miliona raste mjekësore që shtrihen në dekada.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.