Hometalk, platforma që të instrukton të bësh shtëpinë e ëndrrave

Pronarët e shtëpive, blogerët dhe profesionistët vizitojnë platformën për të ndarë idetë e projektit dhe për të bërë pyetje rreth përmirësimeve në shtëpi, riparimeve, pastrimit, kopshtarisë dhe krijimit.

A keni dëgjuar për platformën në internet, Hometalk.com, e cila të instrukton të bësh shtëpinë e ëndrrave?

Është themeluar në vitin 2011 dhe ka 12 milionë anëtarë dhe 60 milionë vizita në muaj.

“Misioni ynë është të fuqizojmë njerëzit për të krijuar shtëpinë e tyre të ëndrrave, pa dhimbje koke për të punuar me kontraktorët”, tha bashkëthemeluesi i Hometalk, Sam Shmeltzer për portalin izraelit Calcalist.co.il.

Pronarët e shtëpive, blogerët dhe profesionistët vizitojnë platformën për të ndarë idetë e projektit dhe për të bërë pyetje rreth përmirësimeve në shtëpi, riparimeve, pastrimit, kopshtarisë dhe krijimit.

Anëtarët mund të diskutojë në disa kategori: ndërtimi, dekorimi, furnizimi, kopshti, bojatisja, riciklimi, riparimi, çatitë, etj.

Çdokush mund të pyesë dhe të ndajë ide mes anëtarëve.