Mbi 4 milionë turistë i sollën rreth 6 miliardë dollarë të ardhura Izraelit në 2018

Në gjysmën e parë të vitit 2019, 2.265 milionë turistë hynë në Izrael, krahasuar me 2.063 milionë turistë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Më shumë se 4 milionë turistë vizituan Izraelin në vitin 2018 duke shpenzuar një shumë të parashikuar të 20.88 miliardë shekel (rreth 5.8 miliardë dollarë) duke përjashtuar kostot e fluturimit, sipas një sondazhi të botuar të dielën nga Ministria e Turizmit e Izraelit.

Sipas një anketimi të 15,000 turistëve, Jeruzalemi ishte vendndodhja më e frekuentuar nga vizitorët, duke tërhequr 77.5% të të gjithë turistëve në vend, pasuar nga Tel Avivi me 67.4%, Deti i Vdekur me 48% dhe Tiberias me 36.2%.

Nga turistët, 24.1% ishin mbi 55 vjeç, 19.4% ishin ndërmjet 45 dhe 54, 35.8% ishin midis moshës 25 dhe 44 vjeç, ndërsa 20.7% ishin të moshuar 24 vjeç dhe më poshtë, tregoi vrojtimi. Shumica e vizitorëve (54.9%) ishin të krishterë, 27.5% ishin hebre, dhe rreth 2.4% ishin muslimanë.

Nga ata që u anketuan, 24.3% deklaruan se qëllimi i qëndrimit të tyre në Izrael ishte një pelegrinazh, 21.3% thanë se erdhën për arsye të tjera, 30% ishin duke vizituar miqtë dhe familjen, dhe 8.9% ishin në biznes.

Në gjysmën e parë të vitit 2019, 2.265 milionë turistë hynë në Izrael, krahasuar me 2.063 milionë turistë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një deklarate të lëshuar nga ministria.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.