Albion Bikliqi: Vizita ime në Izraelin e dijes, teknologjisë dhe sigurisë kibernitike

Eksperti i Sigurisë Kibernetike dhe CEO, Co-Founder në TRINIA LLC, Albion Bikliqi, tregon përvojën dhe pjesëmarrjen e tij në Konferencën “Cyber Week 2019” të zhvilluar në Tel Aviv


Nga Albion Bikliqi

Gjithnjë kam pasur dëshirë të udhëtoj në vende të ndryshme dhe të vizitoj kultura të ndryshme si fëmijë. Rasti i parë që të punoj në një ambient ku të gjithë kishin ardhur nga të gjitha kontinentet ishte puna ime pas konfliktit të 1999 në Kombet e Bashkuara, Misioni Paqeruajtës në Kosovë.

Takimi im i parë me njerëz të ngjyrave të ndryshme, besimeve të ndryshme dhe kulturave të ndryshme, ajo që më bënte kureshtarë ishte gjithnjë në fillim se çfarë njerëz janë këta ndërkombëtarët, përgjigjën e gjeta vetë gjatë punës së përbashkët, dukjen e kishim të njëjtë, njerëz ishim dhe idetë i kishim pothuajse të njëjta, paqe dhe dituri, kjo ishte që na bënte të bashkuar dhe harruam të pyesnim njëri-tjetrin se çfarë besimi i takonim. Sot e kësaj dite ende nuk kam ide se çfarë besimi ishin gjithë ata kolegë, shokë, bashkëpunëtorë sepse më e rëndësishmja na bënte bashkë, paqja dhe dituria.

Udhëtimi im për në Izrael ishte për çështje pune, por doli që edhe kjo u kthye në një përvojë të mirë diturie. Me arritjen time në Izrael, saktësisht në Tel Aviv, disi ndjeva ngrohtësi në shpirtin tim fillimisht dhe ajo u shoqërua me pritjen e mirë nga njerëz të panjohur, por ama vetëm se e kuptuan se jam nga Kosova, u ndjeva shumë i privilegjuar kur me çdo njërin që takoja pasi kuptonin se jam nga Kosova më thoshin “Kosovo-Albania, brother welcome”, kjo ishte fjala e parë që dëgjoja.

U mahnita me ndërtimin, rregullin dhe teknologjinë për sigurinë në aeroport e në rrugë. Ndoshta mund të thoni se pse po e përmend sigurinë? Kjo mund të jetë dobësi profesionale, sepse paqen e dua shumë dhe profesioni im është siguria për njerëzit.

Pasi mbërrita në Tel Aviv dhe u mahnita me mikpritjen, teknologjinë, sigurinë dhe rregullin, kërkova të shijoj ushqimin vendas, e që emrin e kishte ‘Shawarma’ e që u bënë katër muaj dhe shijen dhe aromën e mirë ende e kam në ndjesi.

Vazhduam te banesa për të pushuar pakëz dhe më pastaj për të shkuar në konferencën “Cyber Week 2019” (23-27 qershor 2019) për teknologjinë dhe sigurinë e cila organizohet nga Universiteti i Tel Aviv. Aty pjesëmarrës do ishin përmbi 8000 persona që do përfaqësonin kompanitë dhe idetë e tyre për teknologjinë dhe sigurinë. Prita që do jetë shumë tollovi dhe se duhet të shkojmë më herët për të pritur në rend!

Mbërritëm tek Universiteti ku edhe do mbahej konferenca dhe thash, ‘ej mos kemi gabuar gjë godinën sepse nuk paska njerëz fare duke pritur’, bashkudhëtari im filloj të buzëqeshë dhe thotë, vazhdojmë se mirë jemi mos ke merak. U futëm në oborrin e Universitetit dhe pash ca njerëz në hyrje dhe fare tollovi, teknologjia e bënte të vetën dhe personeli i angazhuar ishte shumë profesional dhe kaluam brenda shumë shpejt, u mahnita me punën dhe profesionalizmin që bënin, u mahnita me pritjen në konferencë.

Konferenca kishte mbledhur njerëz shumë të rëndësishëm dhe u diskutuan teknologjitë e ndryshme nga vende të ndryshme të botës, u diskutua për sigurinë kibernetike dhe disi kisha dëshirë të dalë në skenë dhe të them po ashtu është edhe unë mendoj njëjtë, idetë dhe diskutimet më flinin në zemrën time dhe mbilleshin aty.

Fjalimi i kryeministrit të shtetit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, pastaj Organizata të ndryshme të sigurisë dhe idetë për të ardhmen e sigurt ishin shumë ‘fascionuese’ për mua dhe premtuese për zhvillim ekonomik dhe teknologjik edhe në vendin tim.

Përshtypje më së shumti më bëri edhe profesori i nderuar Isaac Ben Israeli, 70-vjeçar, shkencëtar i kibernetikës, marrë nga burimi wikipedia –  “(Professor Isaac Ben-Israel is an Israeli military scientist, general and ex-politician. He currently serves as the chairman of the Israeli Space Agency and the National Council for Research and Development, under the auspices of the Ministry of Science, Technology and Space of Israel. Born: July 26, 1949 (age 70 years), Tel Aviv-Yafo, Israel)”  SOURCE: Wikipedia.

Eksperienca ime në Izrael nuk mbaroi me Tel Avivin, unë vizitova pas konferencës edhe Jerusalemin, vendin ku filloi njerëzimi, vendin ku filloi mësimi, vendin ku filloi të përhapej dituria.

Ndjeva dhe ende ndjej një afërsi shpirtërore me atë vend, një vend ku mund të ndjeje frymën e para 2000 viteve dhe shihje teknologjinë e së ardhmes. Qyteti i vjetër i Jerusalemit shfaqte lashtësi pa ndryshime në arkitekturë por në anën tjetër teknologji të së ardhmes.

Unë shpresoj se, së shpejti do të më jepet mundësia të vizitoj Izraelin përsëri dhe të vazhdoj të thith diturinë nga atje dhe ta sjell në vendin tim, Kosovë.

* Albion Bikliqi
Ekspert i Sigurisë Kibernetike
CEO, Co-Founder në TRINIA LLC

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.