Ditari 2019, një vit intensiv miqësie Shqipëri-Izrael

Viti 2019 i fuqizoi edhe më shumë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit. Ambasada e Izraelit në Tiranë, dhe ajo e Shqipërisë në Izrael patën një aktivitet të ngjeshur diplomatik, me takime të shumta me njerëz të politikës, biznesit, pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme.


Viti 2019 i fuqizoi edhe më shumë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit. Ambasada e Izraelit në Tiranë, dhe ajo e Shqipërisë në Izrael patën një aktivitet të ngjeshur diplomatik, me takime të shumta me njerëz të politikës, biznesit, pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme. Në Shqipëri erdhën një numër personalitetesh nga Izraeli dhe diaspora hebraike, ashtu sikundër Izraelin e vizituan zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Ambasada e Izraelit gjatë këtij viti patë dy ambasadorë, njëri në largim e sipër, Boaz Rodkin dhe tjetri në detyrë, Noah Gal Gendler. Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj pati një aktivitet të ngjeshur në promovimin e Shqipërisë para biznesit izraelit. Për t’u veçuar është fakti se, Izraeli dërgoi dy misione civile dhe ushtarake në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Rabbinate Albania e kryesuar nga kryerabini Yoel Kaplan vendosi një menorah të madhe në Tiranë me rastin e festës hebraike Hanukkah, ndërkohë që nënshkroi edhe një marrëveshje me Arkivat e Shqipërisë për të digjitalizuar dokumentet arkivore të hebrenjve.

Ky është një ditar përmbledhës i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Izraelit për vitin 2019.


JANAR

 

27 janar – Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës për viktimat e Holokaustit u zhvillua paradite ceremonia e shpalljes së Shqipërisë “Shtëpi të Jetës” nga Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” që u kurorëzua me përurimin e pllakatit. Në ceremoni ishin të pranishëm ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael, ministra, krerë të bashkësive fetare si dhe familje shqiptare që kanë shpëtuar dhe mbrojtur hebrenjtë gjatë Holokaustit.

27 janar – Me rastin e 27 janarit – Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit – nën kujdesin e Presidentit të Republikë së Shqipërisë, Ilir Meta, u shfaq në sallën kryesore të Muzeut Kombëtar në Tiranë, dokumentari izraelit “Kodi Shqiptar”, i realizuar nga Yael Katzir, dhe që trajton rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

27 janar – Me rastin e 27 janarit, ditës së Holokaustit, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër u promovua libri “Jeta ime nën pushtimin nazist”, kushtuar gruas hebreje Mimi Kamhi Ergas Faraxhi. Libri i autorit Skënder Asani, është përkthyer në shqip, maqedonisht dhe anglisht, dhe flet për kujtimet e një familje hebre, e cila në kohën e luftës është ndihmuar dhe strehuar nga një familje shkodrane. Mori pjese edhe ambasadori i Izraelit në Tiranë Boaz Rodkin.

27 janar – Ish-ministri i Jashtëm e Shqipërisë, Ditmir Bushati, në një mesazh të tij të postuar në Twitter me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit, shkruan se “është përgjegjësia jonë të sigurohemi që bota të mos harrojë kurrë tmerret e Holokaustit!”.

31 janar – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me dy konsujt e nderit të Shqipërisë në Izrael, Rafael Faust dhe Avraham Rinot.

31 janar – Nën moton tradicionale “Kujto tjetrin, kujto veten”, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi në mjediset e Bunk’Art2 aktivitetin përkujtues për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Zëvendësambasadorja e Izraelit në Tiranë, Liora Peleg, falënderoi popullin shqiptar për kontributin madhor të treguar në ruajtjen e humanizmit kundër regjimeve totalitare.

31 janar – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, pati një takim të suksesshëm me Shefin e Pyjeve të Keren Kayemeth LeIsrael-Jewish National Fund, David Brand, me të cilin diskutoi për të sjellë ekspertizën izraelite në projektet në Mjedis dhe Pyje që do të implementohen në Shqipëri.

SHKURT

6 shkurt – Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Kongresin e 8-të të Bashkimit Izraelit të Punonjësve Shtetërorë (IUGE – Israeli Union), të zhvilluar në Rishon LeZion. Në kongres morën pjesë Gëzim Kalaja, president i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, dhe Arjola Alika, presidente e Bashkimit të Sindikatava të Pavarura të Punonjësve Publikë.

6 shkurt – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Drejtorin Ekzekutiv të televizionit izraelit të lajmeve i24NEWS, personalitetin e njohur të mediave dhe specialistin e çështjeve të jashtme, Frank Melloul.

12 shkurt – Shqipëria mori pjesë me një stende të saj në Panairin e 25-të të  Mesdheut (International Mediterranean Tourism Market – IMTM), që po zhvillohet në Izrael në 12-13 shkurt 2019 dhe ku merrnin një numër i madh shtetesh. I pranishëm në panairin që po mbahet në Tel Aviv ishte edhe ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.\

13 shkurt – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, zhvilloi një takim pune me ministrin izraelit te Turizmit Yariv Levin në Izrael. Dy ministrat diskutuan projektet e ardhshme në fushën e turizmit. Ministri Klosi shoqërohej nga ambasadori Bardhyl Canaj.

22 shkurt – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, pati një takim pune me pjesëmarrësit nga Komuniteti shqiptaro-hebre –  Felicita Jakoel, kryetare e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, dhe Ana Çilin. Takimi kishte karakter informativ, në prag të pjesemarrjes së tyre në Samitin e Dytë të Diasporës në Tiranë, 28 Shkurt-2 Mars.

MARS

6 mars – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka dërguar një letër falënderimi ish-ministrit Bushati me rastin e largimit nga detyra. Kryeministri izraelit e falënderon Bushatin për “kontributin personal në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe miqësinë e ngrohtë të treguar ndaj Shtetit të Izraelit”.

22 mars – Ambasada e Izraelit uron shqiptarët për festën e Sulltan Novruzit. Ambasadori Boaz Rodkin takoi kryegjyshin botëror, Baba Edmond Brahimaj në Kryegjyshatën Bektashiane në Tiranë.

 

PRILL

5 prill – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e kompanisë së njohur izraelite, COCOS Group, presidentin Elly Glaybman dhe menaxherin e departamentit të zhvillimeve të biznesit, Alexander Kaplun, në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në fushën E-Commerce, G2G, B2B, infrasktrukturë dhe investime në Real Estate.

11 prill – Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Boaz Rodkin, i ftuar në emisionin “PASSPORT” të gazetarit Arbër Hitaj në SCAN TV flet për raportet mes dy vendeve tona, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Ambasadori thotë se për të tërhequr investitorët e huaj duhet më shumë transparencë dhe stabilitet.

16 prill – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim sot me Drejtorin e MITVIM (Israeli Institute for Regional Foreign Policy), Dr. Nimrod Goren. Takimi u fokusua në raportet ndërmjet Shqipëri-Izrael.

17 prill – Ambasada izraelite mrekullohet nga zëri i Jonida Maliqit: Suksese Shqipërisë në Eurovizion 2019! Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, i shoqëruar nga zëvendësambasadorja Liora Peleg, takohen me këngëtaren shqiptare, Jonida Maliqi, pjesëmarrëse në Eurovision 2019 që u zhvillua në Izrael (14-18 maj 2019).

25 prill – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Prof. Uriel Reichman, themelues dhe President i Institutit, IDC Herzilya si dhe me Jonathan Davis, Zv/President për Marrëdhëniet me Jashtë.

29 prill – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë si i ftuar special dhe “Key note Speaker” në Konferencën ‘Albanians and Jeës Relations during Holocaust”, e organizuar nga Kolegji elitar “Western Galilee College”. Kjo konferencë, e para e këtij lloji e organizuar në Izrael, dedikuar eskluzivisht rolit të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, kishte për qëllim vlerësimin e kontributit të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, në shpëtimin e hebrenjve dhe mos-dorëzimin e tyre në kampet e përqëndrimit.

30 prill – Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua seminari me titull: “Kush shpëton një jetë, shpëton gjithë universin”. Historia e një familje shqiptare që ka kontribuar në shpëtimin e hebrenjve. Në hapjen e aktivitetit ishin të pranishëm Ambasadori i Izraelit në Tiranë, z.Boaz Rodkin; Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Dr.Dorian Koçi, Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Dr. Skënder Asani, Dr. Efrat Kedem Tahar, Këshilltare për Emigracionin dhe Integrimin, si dhe shumë mësues e të ftuar.

MAJ

2 maj – Në ambientet e shkollës 9-vjecare ” Fan Noli” në Tiranë, Ambasada e Izraelit zhvilloji një ceremoni në kuadër të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit, ku 6 milionë burra, gra dhe fëmijë hebrenj të cilët u vranë gjatë Holokaustit nga nazistët. Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, zëvendësambasadorja Liora Peleg, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, Prof. Petrit Zorba. Ceremonia u shoqërua me shfaqen e dokumentarit “Albanian Code”, të regjisores izraelite Yair Katzir.

6 maj – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në drekë pune me ambasadorët e Ballkanit të akredituar në shtetin hebraik në Selinë Qëndrore të American Jeëish Committee/ Izrael, nga Drejtorja Avital Leibovich e cila organizoi një drekë pune me Ambasadorët e Ballkanit akredituar në Izrael.

6 maj – Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, Prof. Dr. Petrit Zorba, pati një takim pune me Z.Paul Packer, kryetari i Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Ruajtjen e Trashëgimisë Jashtë Shtetit (Chairman USA Commission for the Preservation of America’s Heritage Abroad). Të pranishëm ishin edhe Rexhep Hoxha, i nderuar me titullin e lartë “Të Drejtë midis Kombeve” nga Shteti i Izraelit dhe Yad Vashem.

7 maj – Rabini i Shqipërisë, Yisroel Finman, pati një takim pune me Z.Paul Pakcer, kryetari i Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Ruajtjen e Trashëgimisë në Botë.. Më 6 mars 2018, Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në SHBA u nderua me Çmimin për Pluralizmin Kulturor, nga Z.Packer në një ceremoni të posaçme në Shtëpinë e Bardhë.

8 maj – Ambasada e Izraelit në Shqipëri përkujtoi sot në selinë e saj në Tiranë, Ditën Përkujtimore të ushtarëvë të rënë dhe viktimave të akteve terroriste. Nga viti 1860 dhe deri më sot, sipas Ministrisë së Jashtme të Izraelit, numërohen 23.741 femra dhe meshkuj që kanë humbur jetën e tyre.

9 maj – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar nga Presidenti i Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin, me rastin e 71-vjetorit të Pavarësisë. Pritja u organizua në “Shtëpinë e Presidentit” (Ha’Bait Ha’Nasi) në Jerusalem.

11 maj – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta, priti në selinë e Presidencës, Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij, Ellie. Benjamin Neumann dhe Ellie i dhuruan Presidentit Meta, një kopje të autografuar të librit të tyre “Shpëtim në Shqipëri – Kujtimet e një vajze hebreje nga Hamburgu”. Benjamin Neuman është djali i Johanna Jutta Neumann, një hebreje të shpëtuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

14 maj – Ambasadori Dr. Bardhyl Canaj dhe drejtorja e Departamentit të Arkivës Historike në MEPJ, Prof.Asoc.Dr. Pranvera Tali (Dibra), zhvilluan një takim me zyrën qendrore të Arkivës Shtetërore të Izraelit.

16 maj – Ambasadori i Izraelit, Z. Rodkin ngushëllon familjen e dëshmorit Klodian Tanushi. Pak ditë më parë humbi jetën, në po të njëjtin incident në Letoni edhe nëntetarja shqiptare, Zarife Hasanaj.

21 maj – Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin ndërmori një udhëtim dy-ditor nga Lushnja në Sarandë, për të vizituar kompanitë shqiptare që bënë biznes me Izraelin dhe kompanitë izraelite që e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion biznesi.

25 maj – Kontributi i Ambasades se Izraelit, Konsullit i Nderit të Izraelit në Shqipëri,  Rodolf Xhillari, Dhomes se Tregetise Shqiperi-Izrael, Elton Nake dhe bashkepunimi me Bashkine e Tiranes mundesuan rikonstruksionin e Cerdhes nr 17 ne Tirane. Ne ceremonine e Inagurimit ishin te pranishem edhe Kryetari i Bashkise z. Erion Veliaj, Ambasadori Boaz Rodkin, Kryetarja e Grupit Parlamentar te Miqesise Shqiperi-Izrael Znj. Blerina Gjylameti, Kryetari i Keshillit te Qarkut, Z. Aldrin Dalipi, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, Petrit Zorba, si dhe miq te Ambasades.

27 maj – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në ceremoninë e Diplomimit në EMIS/ Eastern Mediterranean International College, ku pesë studentë shqiptarë u diplomuan me sukses në mesin e studentëve të tjerë ndërkombëtarë nga e gjithë bota.

27 maj – Drejtori i Muzeu Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, pret dy kërkues shkencorë nga Muzeu i Holokaustit në New York. Ata po mbledhin dëshmi orale nga familje të ndryshme shqiptare që kanë strehuar dhe mbrojtur hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

29 maj – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me Drejtorin e Publikimeve tek Arkiva e Shtetit te Izraelit, Dr. Hagai Tsoref. Dr. Hagai Tsoref i dorëzoi ambasadorit shqiptar, tre volume të Politikes të Jashtme së Izraelit në kuadër të bashkëpunimit bilateral midis Izraelit dhe Shqipërisë.

30 maj – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua me CEO të Kompanisë “United Hatzalah of Israel” z. Moshe Teitelbaum dhe Zv/Presidenti i saj z. Dov Maisel, me qëllim implementimin e modelit të tyre edhe në Shqipëri.

QERSHOR

4 qershor – Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, me rastin e Ditës së Fitër Bajramit, takoi kreun e Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujar Spahiu dhe Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në selitë e tyre në Tiranë.

5 qershor – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua me Z. Dotam Smith, përfaqësues i Zyrës se Migracionit dhe Riatdhesimit në Izrael. Takimi ishte shumë produktiv dhe informues.

7 qershor – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti producenten e dokumentarit të ri “Kodi i shqiptarit”, Profesoreshën Yael Katzir, dokumentar i cili u shfaq për herë të parë në Tiranë, më datë 27 janar gjatë aktiviteteve të zhvilluara për Holokaustin.

17 qershor – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Z. Nir Epstein, Menaxher dhe Partner global i “RH Capital Partners”. Z. Epstein do te zhvilloje se shpejti një vizite në Shqipëri ku do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve shqiptare, bankave, bizneseve, dhe kompanive ligjore qe operojnë në vend.

25 qershor – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me biznesmenët dhe grupin shqiptar, të cilët po marrin pjesë në “Agrisrael 4.0”, që po mbahet në datat 24-27 qershor në shtetin hebraik.

26 qershor – Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, në një fjalim të sajin në OKB thotë se “anti-semitizmi nuk është vetëm një sulm ndaj hebrenjve, por edhe për vlerat tona universale”.

26 qershor – Në ambientet e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në një ceremomi të veçantë dhe festive u zhvillua dekorimi i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Hirësisë së Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane nga Dr. Munr Kazmir, ZëvendësPresident i Kongresit Amerikan të Hebrenjve (American Jewish Congress).

27 qershor – Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, zhvilloi një orë leksioni të hapur me studentë të shkencave politike, të Fakultetit të Shkencave Sociale, ku pati diskutime dhe interes rreth temës së rolit të Izraelit në arenën ndërkombëtare.

 

KORRIK

1 korrik – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në konferencën e 19-të ndërkombëtare “Navigating Stormy Waters-Time for a New Course” (Navigimi i Ujërave të Stuhishme – Koha për një Kurs të Ri”) që u zhvillua në Herzliya, Izrael, nga 30 qershor deri më 2 korrik. Mori pjesë edhe Presidenti i Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.

4 korrik – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Dr. A.Tafesh, VP Business&CTO të kompanisë izraelite TransBiodisel LTD, dhe Dr. S.Basheer, bashkëdrejtues, me të cilët ndau ide në lidhje me futjen e këtyre të fundit në tregun shqiptar.

11 korrik – Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim të përzemërt me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori i tij Ekzekutiv, David Harris.

11 korrik – Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko u takua sot me një grup përfaqësuesish të organizatës American Jeëish Committee (AJC, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv z. David Harris, Gjatë takimit u bisedua për shkëmbimin e përvojave të të dy vendeve.

12 korrik – Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me përfaqësues të American Jeëish Committee (Komitetit Amerikan Hebraik), të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv z. David Harris, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në Tiranë.

13 korrik – Gazetari amerikano-izraelit, Larry Luxner, editor i lajmeve në “Washington Diplomat”, ka intervistuar Bardhyl Canajn, ambasadorin e Shqipërisë në Izrael dhe ka botuar në gazetën e madhe “The Times of Israel” qëndrimet diplomatike të Shqipërisë ndaj Izraelit, investimet dhe bumin turistik izraelit në Shqipëri, marrëdhëniet e Kosovës me shtetin hebre.

14 korrik – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim  Basha, u takua me përfaqësues të Komitetit Amerikan Hebraik (American Jewish Committee – AJC), të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i Këshillit, z. David Harris.

15 korrik – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mesazh pas takimit me delegacionin e American Jewish Committee të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, Davi Harris, në Bashkinë e kryeqytetit shqiptar.

 

16 korrik – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Dr. A.Tafesh, zevendëpresident për biznesin &CTO të kompanisë izraelite TransBiodisel LTD, dhe Dr. S.Basheer. Kompania izraelite ka një eksperience të thelluar ne teknologjinë “green”. Drejtuesit e “TransBiodiesel” me operatorët e sektorit shqiptar në Durrës, AIDA-n dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë.

25 korrik – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, së bashku me tre homologët nga Maqedonia, Serbia dhe Bosnja, priten nga nënkryetari i Bashkisë së qytetit të Ashdodit në Izrael. Fokusi ishte themelimi i “Ditës së Ballkanit”, për promovimin e traditave kulturore dhe artistike, si dhe krijimi “Balkan Bussines Club”.

26 korrik – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentes Sonila Dubare në Universitetin e Haifas.

GUSHT

06 gusht – “Numri i turistëve izraelitë që kanë ardhur në Shqipëri gjatë kësaj vere janë trefishuar, krahasuar me vitin e kaluar”. Kështu shkruan ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z.Boaz Rodkin, në një status të tij në rrjetin social Twitter. Edhe ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi, e theksoi rritjen e numrit të turistëve izraelitë, në një prononcim të tij nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit.

16 gusht – Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, pati një takim kortezie me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e përfundimit të detyrës diplomatike. Ambasadori Boaz Rodkin pasoi në detyrë David Cohen, ndërkohë që në Shqipëri pritet të vijë ambasadori i ri, Noah Gal Gendler.

19 gusht – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, pati një takim tejet produktiv me drejtuesit e lartë të kompanisë izraelite OrCam MyEye në Jeruzalem. Pajisja MyEye 2 e OrCam njihet si teknologjia më e avancuar e vizionimit artificial në botë për njerëzit që janë të verbër, me shikim të pjesshëm, që kanë vështirësi në lexim ose përjetojnë lodhje.

 

SHTATOR

10 shtator – Ministri i Jashtëm (në detyrë) i Shqipërisë, Gent Cakaj, mban fjalim në Samitin Botëror të Anti-terrorizmit, që po zhvillohet në Herzliya, Izrael. Gjatë qëndrimit të tij në Izrael, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u prit në një takim nga Ministri për Bashkëpunim Rajonal i Izraelit, Tzachi Hanegbi.

20 shtator – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Meta e uroi Ambasadorin Gendler për marrjen e detyrës dhe i përcolli përshëndetjet dhe falenderimet për Presidentin Reuven Rivlin.

25 shtator – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, pati një takim pune me Dr. Yehuda Hamovitz, Themelues i DH&A Consultancy Group, ku u diskutuan mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë ne nivelin local.

27 shtator – Roli i Shqipërisë dhe shqiptarëve, për strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore, vazhdon të tërheqë vëmendjen e komunitetit amerikan. Ish-ambasadori Genci Muçaj, këshilltari për Çështjet Ndërkombëtare i Presidentit të Shqipërisë, ishte i pranishëm në një takim me anëtarët e Marshall Society të American Jeëish Committee për degën rajonale në Atlanta në Shtetet e Bashkuara.

29 shtator – Mediat izraelite i kanë dhënë hapësirë rihapjes së “Muzeut Solomoni” në Berat. Është portali Israelnationalneës.com i televizionit “Arutz Sheva”, që ka publikuar një shkrim të Agjencisë Franceze e Lajmeve, AFP, në lidhje me rihapjen e muzeut të vetëm hebraik në Shqipëri.

TETOR

8 tetor – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me z.David Harris, Drejtori Ekzekutiv i American Jeëish Commitee (AJC) Neë York në selinë e ambasadës, ku mori pjesë dhe Drejtorja e AJC/Jeruzalem Avital Leibovich. Gjatë takimit palët diskutuan për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rajon, marrëdhëniet dypalëshe me shtetin e Izraelit si dhe çështje për ndjekje në të ardhmen ndërmjet Shqipërisë dhe AJC.

18 tetor – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, çmoi sot gjatë një ceremonie solemne Dr. Ichak Kalderon Adizes me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në mirënjohje për karrierën e spikatur shumëvjeçare në fushat ekonomike dhe politike.”. Për t’i shpëtuar Holokaustit, familja e Ichak Adizes u strehua në Shqipëri duke pretenduar se nuk ishin hebre por muslimanë, në mënyrë që t’i shpëtonin përndjekjes dhe ekzekutimit. Në ceremoninë e dekorimit mori pjesë edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.

23 tetor – Universiteti “Luarasi” i jep titullin “Doctor Honoris Causa” konsullit të nderit të Shqipërisë në Izrael, z.Avraham Rinot. Titullin e dorëzoi i ftuari special në ceremoni, Z.Irfan Hysenelliu, presidenti i “Hysenbelliu Group” dhe Universitetit “Luarasi”. “Medalja e Mirënjohjes” edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

25 tetor – Izraeli në Konferencën Mesdhetare të OSBE-së të zhvilluar në Tiranë. Shqipëria ishte vendi organizator i punimeve të Konferencës Mesdhetare të OSBE-së, teksa kryesonte Grupin e Kontaktit për Mesdheun. Të pranishëm nga Izraeli ishin ambasadori izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, zëvendësambasadorja Liora Peleg. Fjalime nga delegacioni izraelit mbajtën Avital Leibovich, drejtoresha e American Jeëish Committe për Jerusalemin, si dhe Dan Dan Catarivas, Drejtori i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Izrael-Bashkimi Europian.

28 tetor – Marrëveshje bashkëpunimi mes agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare dhe izraelite. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi: Ekspertiza dhe asistenca më e mirë izraelite për të shndërruar zonat e mbrojtura në histori suksesi dhe në destinacione të vërteta turistike.

 

NËNTOR

1 nëntor – Në Cinematheque/Tel Aviv, ceremonia e shfaqjes premierë të filmit dokumentar “The Albanian Cod” (Kodi i Shqiptarit), i producentes së njohur izraelite, Yael Katzir, ne partnership me Ambasadën shqiptare ne Izrael. Në ceremoninë e hapjes me këtë rast, Ambasadori i Shqiperise ne Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u vlerësua me medaljen e Mirënjohjes nga Produksioni Katzir, për kontributin e tij në realizimin e këtij aktiviteti.

7 nëntor – Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për emisionin Diplomaticus të gazetarit Erion Kaçorri në News24.

13 nëntor – Ekspertë izraelitë nga Think Creative vizituan bashkinë e Korçës, për të diskutuar me kryetarin Sotiraq Filo, mbi një plan ambicioz në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Në takim mori pjesë edhe deputeti i PS-së për qarkun e Korçës, Niko Peleshi.

18 nëntor – Në Tiranë u zhvillua konferenca ndërkombëtare dyditore “Feja si instrument paqeje” (18-19 nëntor), e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) dhe Presidenca e Shqipërisë. I pranishëm dhe mbajti fjalën ne emër të komunitetit hebraik edhe Yoel Kaplan, prej dhjetë vitesh i emëruar si kryerabin i Shqipërisë.

27 nëntor – Ekipi i shpëtimit dhe shërbimit të Izraelit nga  Mevo’ot HaHermon Regional Council, i dërguar në Shqipëri, vazhdon kërkimin e tyre për të mbijetuarit të mërkurën, në qytetin e Durrësit, pas një 6.4 në tërmeti i shkallës 6.4 Rihter.

 

27 nëntor – Kongresi Botëror i Hebrenjve qendron pranë Shqipërisë pas tërmetit shkatrimtar, kështu shkruhet në artikullin e botuar në faqen zyrtare. “Hebrenjtë në mbarë botën u trishtuan shumë kur mësuan për tragjedinë e tmerrshme që ka rënë në Shqipëri”.

29 nëntor – Yuli Edelstein, Kryetari i Parlamentit Izraelit (Knesset), i ka derguar nje mesazh ngushellimi dhe solidariteti kryetarit te Parlamentit te Shqiperise, Gramoz Ruçi, ne lidhje me viktimat nga tërmeti. “Jam thellësisht i trishtuar nga humbjet e jetëve, lëndimet dhe dëmet e tërmetit. Shqipëria është një mike e Izraelit dhe ekipet tona të shpëtimit do të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar te mbijetuarit”.

DHJETOR

 3 dhjetor – Ministria e Jashtme e Izraelit, në një komunikatë të saj shkruan se një mision special i ndihmës izraelite u nis sot drejt Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrues. Ekipi përbëhet nga 10 oficerë dhe inxhinierë. Ministri i Jashtëm izraelit, Israal Katz: “Ky mision është dëshmi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve”.

3 dhjetor – Gazeta “The Jerusalem Post” citon kryeminstrin izraelit: “Ne e dimë se Shqipëria është një mik i mirë i Izraelit. Ne kurrë nuk i harrojmë miqtë tanë”. Një ekip izraelit prej 10 vetash mbërriti në Tiranë, për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin javën e kaluar.

5 dhjetor – Kolonel Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit i Ushtrisë Izraelite, tha për mediat shqiptare: “Dua t’i them popullit shqiptar se populli hebre nuk harron se çfarë keni bërë për ta në Holokaust. Dhe shteti i Izraelit gjithmonë i paguan borxhet”.

6 dhjetor – Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bashkë me një grup inxhinierësh izraelitë disa pallate të dëmtuara nga tërmeti në zonën pranë plazhit të Durrësit.

8 dhjetor – Tërmeti 6.4 ballë i datës 26 nëntor i shkallës Rihter që goditi Durrësin dhe Shqipërinë, ka shkaktuar dëme në materiale edhe në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë. Ekspertët izraelitë u pritën nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

9 dhjetor – Bashkë me grupet e ekspertëve izraelitë në zonat e prekura nga tërmeti në terren ka shkuar edhe vetë ambasadori i izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler. Përfaqësuesi i diplomacisë izraelite ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në shtëpitë e zonës së Shkafanës dhe Maminasit në qarkun e Durrësit.

9 dhjetor – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme në Durrës, pa nga afër bashkë me inxhinierët që kanë ardhur nga Izraeli, disa godina të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. “Shalom Bibi nga Durrësi, këta djem janë fantastikë!”, thotë Rama në një videomesazh drejtuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

9 dhjetor – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “Tëitter” një video të kryeministrit Edi Rama, i cili takoi sot një grup ekspertësh izraelitë. “Faleminderit kryeministri i Shqipërisë, miku im Edi Rama, për fjalët e ngrohta. Izraeli qëndron pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë”, shkruan kryeministri i Izraelit.

11 dhjetor – Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ekipin izraelit i cili erdhi në vendin tonë për të vlerësuar dëmet në banesa pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. “Thellësisht mirënjohës Izraelit dhe ekspertëve të tij ushtarakë! Shalom!”- shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale

11 dhjetor – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti drejtuesit e grupit ekonomik izraelit “Menachem Group”, duke diskutuar rreth mundësive të biznesit dhe eksplorimin e tregjeve të përbashkëta, kryesisht investime në porte.

11 dhjetor – Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, mori pjesë në pritjen e organizuar Presidenti i Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin në “Shtëpinë Presidenciale” në Jeruzalem, ku morrën pjesë ambasadorë nga 38 vende të ndryshme.

11 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler. Ruçi e falënderoi ambasadorin Gendler për kontributin shumë të çmuar të ekspertëve izraelitë në verifikimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe kërkoi që ndihma e Izraelit të vazhdojë edhe për periudhën e rindërtimit.

11 dhjetor – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me kryetarin e Bashkisë së Rishon LeZion, Raz Kinstlich, me të cilin diskutoi rreth mundësive për binjakëzimin me qytetet shqiptare.

11 dhjetor – Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, iu dorëzua “Medalja e Artë” nga kryeministri Edi Rama dekorata, në emër të grupeve të kërkim-shpëtimit që i erdhën në ndihmë banorëve të zënë nga rrenojat e tërmetit në Durrës.

 

2 dhjetor – Në një videopostim në ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë për hebrenjtë në të shkuarën.

15 dhjetor – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryebashkiakun e Janinës, Moses Elisaf, i cili është njëkohësisht edhe përfaqësues i komunitetit hebraik në këtë qytet. Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi kryetarit të Bashkisë së Janinës “Kullën e Sahatit”

16 dhjetor – Në Universitetin Europian te Tiranës u zhvillua leksioni i hapur “Njohja e heroizmit të Shpëtuesve të Holokaustit përmes programit “Shtëpitë e Jetës”, një projekt i “Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Ëallenberg”, dega Izrael me drejtues Daniel Rainer, zv.president i fondacionit. Të pranishëm, edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, si dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Tonin Gjuraj.

 

22 dhjetor – Zhvillohet ne Tirane ceremonia e festes hebraike Hanukkah, e organizuar nga Rabbinate Albania, me praninen e kryerabinit te Shqiperise, Yoel Kaplan.  Ngjarja u ndoq nga hebrenjtë shqiptarë krahas shumë deputetëve dhe vendasve që erdhën për të falënderuar popullin hebre për mbështetjen e tyre dhe për të qëndruar përkrah Shqipërisë. Për të respektuar ceremoninë e ndezjes së qiririt  ishin Këshilltari i Presidentit, Ministri i Infrastrukturës dhe Ministri i Turizmit. Koloneli Golan Wach, i cili drejtoi delegacionin izraelit, dha një mesazh të drejtpërdrejtë nga selia e njësisë së shpëtimit në Izrael.

23 dhjetor  – Rabbinate Albania marrëveshje me Arkivat, Shqipëria digjitalizon fondin arkivor të hebrenjve. Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave ka nisur dixhitalizimin e fondit arkivor te Komunitetit hebre në Shqipëri. Fondi konsiston ne 10.000 dokumente Marreveshja e bashkepunimit u nënshkrua mes Ardit Bido, drejtori i Pergjithshem i Arkives se Shtetit dhe Joel Kaplanit kryerabinit te Shqiperise, i cili vlerëson besën e shqiptarëve si unike në botë.

 

27 dhjetor – Me rastin e Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës shtroi një darkë festive me përfaqësues të klerit dhe personalitete të larta të qytetit. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler, i cili u përshendet ngrohtësisht nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.