Prorektorja Vjollca Dibra: Holokausti, një tragjeti botërore që nuk duhet harruar kurrë

Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” nën përkujdesjen e Rektorit Prof. Ass. Dr. Artan Nimani u zhvillua dita ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit. Në një ambient shumë solemn, të shoqëruar nga tingujt klasik instrumentistëve të shkollës së muzikës, u hap ceremonia nga prorektorja Prof. Dr. Vjollca Dibra, e cila falënderoi mysafirët e shumtë që nga niveli qendror dhe lokal, përfaqësues të policisë dhe prokurorisë së shtetit, të universiteteve publike, të ambasadave të akredituara në Kosovë, por edhe mësimdhënës dhe studentë të UGJFA-së.


Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” nën përkujdesjen e Rektorit Prof. Ass. Dr. Artan Nimani u zhvillua dita ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit. Në një ambient shumë solemn, të shoqëruar nga tingujt klasik instrumentistëve të shkollës së muzikës, u hap ceremonia nga prorektorja Prof. Dr. Vjollca Dibra, e cila falënderoi mysafirët e shumtë që nga niveli qendror dhe lokal, përfaqësues të policisë dhe prokurorisë së shtetit, të universiteteve publike, të ambasadave të akredituara në Kosovë, por edhe mësimdhënës dhe studentë të UGJFA-së.

Fjala e Prorektores Vjollca Dibra
Universiteti i Gjakoves “Fehmi Agani”

Përshëndetje, të nderuar të pranishëm,
Ju ftoj që të bëjmë një minutë nderim për të gjitha viktimat e holokaustit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!
______________
Çdo kujtim, përkujtim a rikujtim, në të vërtetë, s’është veçse një seancë përshpirtjeje, një takim spiritual me ata që më s’janë, me ata që i flasin pareshtur ndërgjegjes sonë. Sot nuk ka nevojë të hapen fjalorët e çfarëdo gjuhe të botës për të gjetur kuptimin e fjalës HOLOKAUST.

Ajo është e gjithëpranishme, e njohur në shkallë globale dhe flet për tragjedinë e përmasave planetare: vrasje, zhdukje, ndjekje, djegie, përndjekje e një populli të tërë, e popullit hebraik. Nuk ka nevojë të thuhet se holokausti është pjellë çmendurie e doktrinës së nazizmit. Dhe nuk është ngjarje e largët. Së paku jo aq e largët sa të harrohet. Ngjarje e gjysmës së parë të shekullit XX, në sfondin e Luftës së Dytë Botërore.

Pikërisht kur menduam se reflektoi njerëzimi për këtë tragjedi, se gjëra të tilla tashmë i përkisnin vetëm të kaluarës historike, memories së arkivuar, ndodhi e papritura, lubia e etur për gjak u rishfaq si në legjenda, veçse tash ditën për diell. Në Gadishullin Ballkanik, më saktë, në Kosovën tonë, nën petkun e uniformave të hirta të ushtrisë, policisë e formacioneve paramilitare serbe. Përndoqën, vranë, prenë, dogjën, zhdukën e dëbuan shqiptarët nga Kosova. Për një tmerr të ngjashëm kishte shkruar dikur poeti famëmadh grek, Janis Ricos: “Nuk e besonim të jenë kaq të tmerrshëm njerëzit”!

Edhe këtu, edhe sot, në Gjakovë, një nënë e vetme, natë për natë shtron tryezën për të gjithë familjarët që më s’janë, që mungojnë, që u tretëm. Kaq shpërfillje e kaq përbuzje për krijesat e Zotit mund të bëjnë vetëm ata që s’njohin Zot, as Njeri, që nuk mësuan asgjë nga holokausti. Dhe këtu s’qe fjala për luftë botërore, po për urrejtje të çnatyruar për pjesëtarët e një kombi tjetër.

E kush më mirë se ne, që e përjetuam këtë, e kujtojmë, e ndiejmë dhe e përjetojmë tragjedinë e hebrenjve. Prandaj e kujtojmë, prandaj e rikujtojmë, prandaj e përkujtojmë këtë ditë dhe sikur ndezim qirinj drite për shpirtrat e tyre e për shpirtrat tanë.
Le të pushojnë në paqe nën dritën e amshimit! Amen!
***
Vjollca Dibra
Prorektore per ceshtje akademike dhe ngritje te cilesise
Universiteti i Gjakoves “Fehmi Agani”

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.