Universiteti i Gjakovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak – hebre Norbert Jokl, e organizuar nga Kosovo Jewish Organization (KJO) dhe nga Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Universiteti i Gjakovës i jep titullin “Doctor Honoris Causa” ish-Kongresmenit amerikano-hebre, Tom Lantos

Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” merr vendimin për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” – Post mortem për ish Kongresistin amerikan z. Thomas Peter ‘Tom’ Lantos

Antisemitizmi/ Kosovo Jewish Organization, marrëveshje me Universitetin e Gjakovës

Artina Hamitaga, përfaqësuese e Kosovo Jewish Organization-KJO dhe rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës, shkencës dhe edukimit.

Prorektorja Vjollca Dibra: Holokausti, një tragjeti botërore që nuk duhet harruar kurrë

Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” nën përkujdesjen e Rektorit Prof. Ass. Dr. Artan Nimani u zhvillua dita ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit. Në një ambient shumë solemn, të shoqëruar nga tingujt klasik instrumentistëve të shkollës së muzikës, u hap ceremonia nga prorektorja Prof. Dr. Vjollca Dibra, e cila falënderoi mysafirët e shumtë që nga niveli qendror dhe lokal, përfaqësues të policisë dhe prokurorisë së shtetit, të universiteteve publike, të ambasadave të akredituara në Kosovë, por edhe mësimdhënës dhe studentë të UGJFA-së.

Projekte të përbashkëta, rektori Nimani në Universitetin e Tel Aviv dhe Bar Ilan

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, gjatë ditës së sotme vizitoi Universitetin e Tel Avivit. Në vazhdën e takimeve në Izrael u takua me përfaqësuesit e Universitetit BAR ILAN, i cili është universiteti më i mirë në Izrael dhe njëri ndër universitetet më të mira në nivel botëror.

Modeli arsimor izraelit, rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani, takim në Parlamentin e Izraelit

Rektori i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani” po qëndron në vizitë në Izrael për të iniciuar bashkëpunimin me universitetet izraelite. Takimin e parë e zhvilloj në Parlamentin e Izraelit – KNESSET, ku u prit nga drejtoresha e Komitetit për Edukim, Kulturë e Sport në Parlamentin e Izraelit, znj. Judith Gidali.