Dr. Moshe Kantor nderon Papa Françeskun me çmimin “Vizioni i Artë”

Dr. Moshe Kantor, Presidenti i Fondacionit Botëror të Forumit të Holokaustit dhe Kongresit Evropian Hebre, i dorëzoi Papa Françeskut gjatë takimit në Vatikan çmimin “The Golden Vision 2020” si një shenjë vlerësimi për mesazhin e tij të vëllazërimit midis hebrenjve dhe të krishterëve.“The Golden Vision” është çmimi më i lartë i Kongresit Evropian Hebre që u akordohet çdo vit dy personaliteteve – një hebre, dhe një jo hebre – për kontributin e tyre të shquar intelektual në një botë më gjithëpërfshirëse, ku antisemitizmi nuk tolerohet.


Në një takim privat me Papa Françeskun në Vatikan sot, Dr. Moshe Kantor, Presidenti i Fondacionit Botëror të Forumit të Holokaustit (World Holocaust Forum Foundation) dhe Kongresit Evropian Hebre (European Jewish Congress), diskutuan mbi fokusin e ardhshëm të Forumit Botëor të Holokaustit mbi çështjet etike dhe morale të ditës, të tilla si rritja e ekstremizmit dhe manifestime të urrejtjes, refugjatëve, arsimimit dhe pabarazisë globale.

“Ne besojmë fuqimisht në nevojën për të përqendruar gjithashtu Forumet e ardhshme të Holokaustit Botëror në adresimin e sfidave morale dhe etike më të ngutshme të kohës sonë dhe për të zhvilluar praktika më të mira të cilat mund të ndihmojnë në formimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzimin”, tha Dr. Kantor. “Këto janë të gjitha çështjet komplekse që kërkojnë diskutime të thella nga udhëheqësit botërorë, formusit e opinioneve dhe përfaqësuesit nga bota e fesë, moralit dhe etikës.”

Papa Françesku mbështeti idenë që Forumet e ardhshme të Holokaustit Botëror t’i kushtohen sfidave morale dhe etike, veçanërisht për shkak të nevojës për të mbrojtur gjeneratat e reja nga ideologjia ekstremiste.

Dr. Kantor falënderoi Papën për përkushtimin e tij të fortë për të ruajtur kujtesën e Holokaustit, dhe për të luftuar ringjalljen bashkëkohore të antisemitizmit, dhe për dërgimin e një delegacioni të udhëhequr nga Kardinal Koch, për të përfaqësuar Selinë e Shenjtë në Forumin e Pestë Botëror të Holokaustit në Yad Vashem, në Jeruzalem .

Muajin e kaluar, në Jeruzalem u zhvillua Forumi i Pestë i Holokaustit Botëror, me pjesëmarrjen e 48 krerëve të shteteve dhe liderëve botërorë në një ngjarje unike me titull “Kujtimi i Holokaustit, Luftimi i Antisemitizmit”, organizuar nga Fondacioni Botëror i Holokaustit në bashkëpunim me Yad Vashem, nën kujdesin e Presidentit të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin.

“Forumi i Pestë i Holokaustit Botëror mund të shërbejë si një plan i rëndësishëm për mënyrën e krijimit të një impulsi ndërkombëtar për një çështje të veçantë me rëndësi globale,” vazhdoi Dr. Kantor. “Shpresojmë se uniteti dhe përvoja kolektive e ndjerë në Forum do të jetë një burim frymëzimi për udhëheqësit botërorë që të marrin këto çështje për të mirën e gjithë njerëzimit.”

Në takim, Dr. Kantor i akordoi Papa Françeskut çmimin “The Golden Vision 2020” (Vizioni i Artë të vitit 2020), si një shenjë vlerësimi për mesazhin e tij të vëllazërimit midis hebrenjve dhe të krishterëve që është një dëshmi e gjallë e dashurisë dhe besimit në të ardhmen e njerëzimit, dhe përkushtimin e tij pandërprerë për gjeneratat e reja dhe promovimi i zgjidhjeve për sfidat morale dhe etike të kohës sonë.

“The Golden Vision” është çmimi më i lartë i Kongresit Evropian Hebre që u dhurohet çdo vit dy personaliteteve – një hebre, dhe një jo hebre – për kontributin e tyre të shquar intelektual në një botë më gjithëpërfshirëse, ku antisemitizmi nuk tolerohet.

 

Burimi: EJC

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Koronavirusi/ Izraeli ndryshon linjën e prodhimit të raketave për të bërë respiratorë

Izraeli po ndërron disa linja prodhimit të raketave për të bërë aparate respiratore në përpjekjet për të luftuar mungesat kombëtare…

SHQIPËRI

Investime izraelite në Shqipëri, “Big Mall Group” bashkëpunim me “Hysenbelliu Group”

Grupi izraelit “Big Mall Group” po bashkëpunon me “Hysenbelliu Group”, për të realizuar investime Shqipëri: në infrastrukturë, sektorin e energjisë…

KOSOVA

Arun Chaudhary, amerikano-hebreu që ndihmoi Albin Kurtin të bëhej Kryeministër

Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës. Chaudhary, i cili ishte…

INTERVISTA

Ambasadori Gendler: Izraeli me projekte të rëndësishme në Shqipëri

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler ka qenë i ftuar në emisionin ‘PASSPORT’ të gazetarit Arbër Hitaj në…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Oficeri i Mossad: Luftë e ashpër mes shërbimeve inteligjente në botë për ventilatorë me çdo kusht

Shefi i departamentit të teknologjisë në shërbimin e inteligjencës Mossad të Izraelit tha se vendet janë futur në një betejë…